English

Arrestohet polici në Vlorë, mori 500 mijë lekë nga qytetari për t'i mbaruar një hall

Vlorë, 25 nëntor NOA - Një punonjës policie në Vlorë, u arrestua mbrëmjen e sotme, pasi akuzohet për përfshirje në afera korruptive, informon korrespondenti i agjencisë NOA.

Vendim Ferraj, me detyrë punonjës në patrullat e përgjithshme të Drejtorisë së Policisë Vlorë, është arrestuar nga Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm, nën dyshimet për shpërdorim detyre dhe korrupsion aktiv.

Nga verifikimi i dyshimeve mbi policin Vendim Ferraj, ka dalë se ai ka ndërmjetësuar në favor të një qytetari për të zgjidhur një problem me një institucion tjetër shtetëror.

E gjithë historia është bërë që polici hajdut që mbrohet me uniformën blu, të fitonte 500 mijë lekë.

Pikërisht kur qytetari, sonte ka dorëzuar shumën e parave prej 500 mijë lekësh tek polici hajdut, ky i fundit është kapur me presh në duar dhe i janë vënë prangat.

v.d/e.r/NOA

Lexoni një tjetër arrestim të ngjashëm sot:

Plaçkiste makinat e bllokuara nga rrugorët, arrestohet polici në Shkodër

KOMENTE