English

Bekam përgatitet për rikthimin e tij në Itali

Tiranë, 25 nëntor NOA - Dejvid Bekam po bëhet gati për rikthimin e tij në ekipin e Milanit. Lojtari tashmë luan në dy kampionate të ndryshme, në atë të Serisë A dhe Mls (Major League) dhe kështu, praktikisht ai luan gjatë gjithë vitit pa asnjë periudhë pushimi.

Për momentin Bekam thotë se ndihet i lodhur e po ashtu, ai vuan nga një dëmtim në kavilie.

Por gjithashtu thotë se është mjaft i gatshëm për t'u rikthyer në turin e tij evropian me skuadrën e Milanin.

Kjo është diçka shumë serioze për lojtarin sepse "misioni" e ka emrin Afrikë e Jugut 2010 dhe i njohuri si spiceboy dëshiron që medoemos të marrë pjesë në këtë eveniment.

Trajneri i Anglisë Fabio Kapelo ka deklaruar që Bekam duhet të ketë një vazhdimësi në lojë që të ketë dhe emrin e tij në listën e kombëtares Angleze.

Për këtë arsye lojtari është mjaft i motivuar për aventurën e tij tek ekipi kuq e zi i Milanit.

r.b/NOA

KOMENTE