English

Beqja: Buxheti 2010, më i keqi në 18 vitet e fundit

Tiranë, 25 nëntor NOA - Deputeti i Partisë Socialiste, Ilir Beqja ka dalë sot në një deklaratë për shtyp për të folur mbi buxhetin e vitit 2010 i cili do të miratohet nesër nga qeveria dhe sipas tij ky buxhet miratohet në kushtet e një situatë skandaloze të realizimit të buxhetit të 10 mujorit 2009.

"Këta 10 muaj buxhet e familjeve në nevojë kanë vuajtur sepse, shpenzimet për pagat janë më të ulëta se në vitin 2008, shpenzimet për pagesën e papunësisë janë vetëm 1 % më të larta se në vitin 2008, për fat të keq, shpenzimet e mirëmbajtjes të qeverisë që pretendon se është në dietë prej 4 vjetësh janë rritur me 18 %" tha Beqja.

Por sipas tij në këta 10 muaj kanë vuajtur sipërmarrësit.

Madje për deputetin socialist, buxheti i vitit 2010 është plot me lajme të këqija për shqiptarët.

"Lajmi më i keq është se për herë të parë që nga viti 1991 shpenzimet rriten me vetëm 2.4 %. Kjo është rritje më e vogël se inflacioni prej 3 % që vetë qeveria parashikon për vitin 2010.

Pra, për herë të parë që nga viti 1991, buxheti i shtetit nuk ka rritje reale për familjet shqiptare apo investime publike për ekonominë shqiptare.

Shtesa në buxhet me vetëm 107 milionë dollarë është më e ulët edhe se shtesa në vitin 2004, edhe se shtesa në vitin 2005.

Lajm të keq ky buxhet sjell për familjet në ndihmë ekonomike. Me fondet e parashikuara në buxhetin e vitit 2010 ndihma ekonomike do të mbetet më e vogël se 5 mijë lekë në muaj.

Lajm të keq ky buxhet sjell për të shëndetin e të gjithë shqiptarëve. Për shqiptarët e siguruar, shpenzimet për sigurimet shëndetësore do të rriten vetëm me 7 %" tha më tej Beqja.

k.k/NOA

KOMENTE