English

Berisha: Toka te Tajvani, do anullojmë shitjen mafioze që bëri kryebashkiaku Rama

Tiranë, 25 nëntor, NOA - Shumë shpejt, qeveria do të anullojë vendimin e marrë nga Bashkia e Tiranës për shitjen e truallit tek Tajvani të realizuar nga kryebashkiaku Rama.

Një fakt i tillë është bërë me dijeni nga kryeministri Berisha gjatë mbledhjes së qeverisë, ku ka akuzuar sesi nga kjo shitje që sipas tij është "mafioze", u përvetësuan 1530 metra katrorë në mënyrë të padrejtë nga pronari i tanishëm i "Tajvanit".

"Mafia nuk ka interes tjetër veç pasurimit. Por ne do ta anullojmë shitjen e tokës te Tajvani", është shprehur kryeministri.

Sipas tij, ministri Olldashi duhet të sjellë vendimin dhe pronari më pas të përballet me ligjin, pasi sipas Berishës, kryebashkiaku Edi Rama ka shkelur ligjet e vendit.

n.e/NOA

KOMENTE