English

Bizneset serbe ekspozojnë prodhimet në Panairin e Tregtisë në Tiranë

Tiranë, 25 Nëntor NOA - Marrëdhëniet ekonomike midis Serbisë dhe Shqipërisë janë forcuar në vitet e fundit, me eksportet serbe në Shqipëri që shënuan rritje prej 15 në 85 milionë USD gjatë viteve 2001-2007.

Me qëllim që kjo marrëdhënie të ndërtohet më tej, 21 kompani serbe do të ekspozojnë mallrat dhe shërbimet e tyre në Panairin e 16-të ndërkombëtar të tregtisë në Tiranë prej 25-30 nëntor.

Tetë nga këto 21 kompani janë mbështetur nga USAID-i në Serbi nëpërmjet Projektit për konkurrencë dhe projektit tjetër të USAID-it në Serbi për Siguri Ekonomike, që të dy kërkojnë të nxisin zhvillimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme.

Panairi përfshin kompanitë nga një gamë e gjerë e sektorëve kurse kompanitë Serbe të mbështetura nga USAID-i përfshijnë kompani të specializuara në shërbime ndërtimore, materiale ndërtimi, si dhe përpunim të ushqimit. Delegacioni serb përfshin: • FEMAN nga Jagodina, prodhon pajisje kabllore, materiale elektrike, vegla dhe pajisje për instalime elektrike. • Elma TT nga Backa Topola, prodhon transformatorë të thatë, silenciatorë, mbushës, dhe njësi saldimi. • Jugoterm nga Nishi, prodhon radiatorë panel nga hekuri. • Tim Trade nga Leskoci, është një kompani që bën përpunimin e telit. • IGM Mladost po ashtu nga Leskoci prodhon pllaka të qeramikës për çati dhe tulla. • Spectar Commerce Trend ltd me seli në Beograd, është kompani e cila merret me modelim të brendshëm dhe furnizim.

•Pegasus nga Vranja, prodhon mobilje lëkure për përdorim tregtar dhe shtëpiak. Ka fituar çmimin në Panairin e Novi Sadit në Vojvodinë, nga Dhoma e Tregtisë për cilësi dhe medaljen e artë 2008 për modelim të produktit. • Moravka, është një nga kompanitë më të forta në Serbinë e jugut, në sektorin e përpunimit të ushqimit, e specializuar në erëza dhe kafe, është fituese e medaljes së artë për artin e përpunimit të kafesë dhe medaljen e argjendtë për cilësinë e kafesë në Panairin e ushqimit në Novi Sad më 2008.

Të dy sektorët, ai për përpunimin e ushqimit edhe ai i materialeve të ndërtimit janë të rëndësishme për ekonominë e Serbisë dhe janë eksportuesit kryesorë.

Produktet bujqësore të Serbisë gjithnjë e më shumë janë duke gjetur tregje jashtë vendit për shkak të cilësisë së lartë dhe çmimeve konkurruese.

Materialet ndërtimore të Serbisë janë konkurruese edhe jashtë vendit dhe mund të ofrojnë mundësi shumë të mira për industrinë e ndërtimit në Shqipëri.

e.r/NOA

KOMENTE