Camp Nou, 25 nëntor, NOA - Kampioni në fuqi i Ligës së Kampionëve, Barcelona, ka arritur të fitojë ndaj kampionit të Italisë, Inter në ndjeshjen e mbrëmshme me një rezultat 2-0.
Dy golat u shënuan nga Gerard Pique në minutën e 10' dhe nga Pedro Rodriguez (26'), pas një krosimi të bukur të Dani Alves. Duhet përmendur se në këtë përballje kataluanist luajtën pa lojtarin kryesor Lionel Messi dhe pa ish-sulmuesin e Interit, Zlatan Ibrahimoviç. Nga ana e tij, Hose Mourinjo është dorëzuar pa kushte duke pohuar se Barcelona e meritoi fitoren pasi luajti shumë më mirë se ekipi i Interit.
"Ishte një ndeshje pa histori në pjesën e paëe dhe ata ishin shumë të zotët. Në pjesën e dytë u përmirësuam", mësohet të jetë shprehur Murinjo.
Sipas tij, ekipi i Barcelonës ka një strukturë loje edhe nëse i mungon Messi apo Ibra.
Ndërkaq, sulmuesi i Barcelonës Pedro, ka qenë i ngazëllyer pasi ishte pjesë e golashënuesve në fitoren e mbrëmshme prej 2-0 ndaj Interit.
n.e/NOA
Â