Fier, 25 nëntor NOA - Policia e Fierit ka vënë dje në pranga dy adoleshentë si autorë të dyshuar të një sërë vjedhjesh.
V.H, dhe R.M të moshës 16-vjeçarë u arrestuan dje në sajë të operacionit të koduar  "FURTUNA" i organizuar nga policia e Fierit.
Arrestimi i tyre u krye pasi në bashkëpunim me njeri-tjetrin në harkun kohor nga ora 00.00 - 01.00 të datës 24.11.2009, në lagjen " Kastrioti" kanë vjedhur kioskën e qytetares me inicialet L.S, në të cilën kanë marrë disa materiale të ndryshme kinkalerie dhe ushqimore si dhe kanë tentuar të vjedhin në lagjen "Konferenca e Pezës" kioskën e 37-vjeçarit me inicialet A.B.Â
Dyshohet se dy adoleshentët janë autorë të vjedhjes së 330.000 lekëve të reja në pikën e llotosportit "EUROBEST" në lagjen "Konferenca e Pezës" në pronësi të 42-vjeçarit A.B, e ndodhur më datë 03.11.2009.
Dyshohet se janë autorë të vjedhjes së 10.000 lekëve të reja dhe 20 karta telefoni Vodafon në dyqanin e 22-vjeçarit E.D, e ndodhur më datë 04.11.2009 si dhe
të 30.000 lekëve të reja dhe 500 paketa me cigare të markave të ndryshme në kioskën e 45-vjeçarit A.M, ndodhur më datë 06.11.2009.
k.k/NOA