Nga Rajmonda Lajthia rajmondalajthia@noa.al
Tiranë, 25 nëntor NOA - Bizneset e hidrokarbureve i bëjnë apel qeverisë që të ndal fushatën e kontrolleve tatimore për rivlerësim të bilanceve të vitit 2008.
Sipërmarrësit e tregut më të madhe në vend, shprehen se aksioni është i kundraligjshëm dhe në rast se qeveria nuk tërhiqet do të detyrohen të pezullojnë furnizimin me karburant për qytetarët.
Sipas sekretarit të shoqatës Viktor Nushi, tatimorët kanë nxjerrë çmime mesatare pa asnjë lidhje me realitetin kontabël të kompanive, në cenim të konkurrencës dhe lirive ekonomike.
Duke ju referuar edhe deklaratave publike të ministrit të financave, se në tregun e karburanteve ka hapësirë për evazion fiskal, urdhri I dalë ka për qëllim faktimin e kësaj situate.
Por bizneset janë ndalur edhe në detyrimin ligjorë për tu pajisur me kasa fiskale, të cilat ata nuk i kanë instaluar. Sipas tyre këto matëse nuk përputhen me aparaturat e tyre, ndaj i kërkojnë qeverisë që të gjejë një mënyrë për t'i ndryshuar ato.
Pak kohë më parë kur administrata tatimore vendosi bllokimin e punës në kompanin Armo për mungesë dokumentacioni dhe matëse, ministri Ridvan Bode gjatë një konference për shtyp tha se i gjithë tregu i karburanteve do të monitorohej, për të parë në se ka evazion fiskal.
r.l/NOA