Lushnje, 25 nëntor NOA - Një 23-vjeçar është arrestuar dje nga policia pasi akuzohet për vjedhje.
Latif Musaj ishte shpallur nga policia e Lushnjes në kërkim pasi akuzohet se në fshatin Grabian të Lushnjes më datë 21 tetor të këtij viti ka tentuar të vjedhë një pikë Western Union në pronësi të shtetasit me inicialet A.M.
Në rrugë operative policia ka siguruar informacione për vendndodhjen e të riut duke bërë të mundur dhe kapjen e tij.
Materialet proceduriale në ngarkim të tij iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier për veprën penale të " Vjedhjes".
k.k/NOA
Â