Lushnje, 25 nëntor NOA - Një 32-vjeçar është arrestuar dje nga policia e Lushnjes pasi akuzohet për vjedhje.
Burime nga policia thanë se 32-vjeçari Bledar Biba akuzohet se në vendin e quajtur lagjia "Gafurr Muço" në qytetin e Lushnjes në një lokal Bar-Kafe dhe Lloto në pronësi të 42-vjeçarit G.S, ka thyer dritaren e aluminit të këtij lokali dhe ka marrë prej aty pesë televizorë të markave Samsung dhe Grunding.
Gjithashtu në lagjen "18 Tetori" në qytetin e Lushnjes ai ka tentuar të vjedhë dhe klinikën private në pronësi të shtetasit B.C.
Nga kontrolli i banesës së 32-vjeçarit dhe në afërsi të saj u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale dy arka me 1000 fishekë model 56, dhe pesë televizorët.
k.k/NOA