Bruksel, 25 nëntor, NOA - Në propozim-rezolutën e përgatitur nga europarlamentari italian Gabriele Albertini, vendimi për fillimin e negociatave të cilin Këshilli Evropian do të mund ta miratonte më 7 dhjetor është i kushtëzuar me zgjidhjen e çështjes së emrit deri në këtë afat
Parlamenti Evropian sot në një seancë plenare do të diskutojë për propozim rezolutën për zgjerimin e Bashkimit Evropian me vendet e Ballkanit Perëndimor, me Turqinë dhe Islandën.
Sot do të debatohet lidhur me rezolutën e lartpërmendur ndërsa të enjten pritet të votohet ky dokument.
Në Propozim rezolutën e përgatitur nga europarlamentari italian, Gabriele Albertini, vendimi për fillimin e negociatave të cilin Këshilli Evropian do të mund të sillte më 7 dhjetor është i kushtëzuar me zgjidhjen e çështjes së emrit deri në këtë afat.
"Lidhur me çështjen e emrit, parlamenti i fton qeveritë e të dy vendeve që të angazhohet më tepër për të gjetur një zgjidhje. Qeveria e Maqedonisë duhet të shmang çfarë do qoftë deklarata dhe aksione që mund të ndikojnë negativisht mbi marrëdhëniet e fqinjin e saj . Vendosja e marrëdhënieve me Kosovës është një shembull i mirë", theksohet në rezolutë.
Në këtë dokument, në pjesën ku flitet për Maqedonisë rekomandohet që vendi të përkushtohet në vazhdimin e përmbushjes së reformave të parapara nga KE.
NOA-INA