Shkodër, 25 nëntor, NOA - Një 19-vjeçar është vetëplagosur me armë zjarri nga pakujdesia gjatë kohës që ai po pastronte automatikun të cilin e mbante pa leje.
Lajmi konfirmohet nga burimet policore të Shkodrës, sipas të cilave ngjarja ndodhi në vendin e quajtur fshati Stol Zagorë të Malësisë së Madhe, ndërsa i plagosuri është 19-vjeçari F. Colaj, lindur e banues në po këtë fshat.
Aktualisht i dëmtuari ndodhet nën kujdesin e mjekëve në spitalin e Shkodrës jashtë rrezikut për jetën.
Ndaj tij u kryen të gjitha veprimet proceduriale e hetimore, ndërsa materialet në ngarkim iu kaluan prokurorisë së Shkodrës në gjendje të lirë për veprat penale të "Plagosjes së rëndë nga pakujdesia" dhe "Mbajtjes pa leje të armëve dhe municioneve luftarake".
n.e/NOA