English

PD, Poni denoncon mosdorëzimin e Planit të Përgjithshëm Rregullues të Tiranës

Tiranë, 25 nëntor NOA - Zëvendësministri i Brendshëm, Ferdinand Poni ka denoncuar sot mosdorëzimin e Planit të Përgjithshëm Rregullues të qytetit të Tiranës.

"Jam këtu për të denoncuar vazhdimin e aktit abuziv, në kundërshtim flagrant me ligjin me interesat e qytetarëve të Tiranës, të ndërtuesve të Tiranës, të gjoja Kryetarit të bashkisë së Tiranës lidhur me mosdorëzimin edhe sot e kësaj dite të Planit të Përgjithshëm Rregullues të qytetit të Tiranës.

Ish kryetari që s'punon, që shkel përditë ligjin për të rritur varësinë e biznesit, të personave e familjeve që duan të strehohen, të sipërmarrësve që duan ambientet e tyre të punës, të pronarëve e qytetarëve pronarë të trojeve që duan të prosperizohen ka braktisur me kohë çdo angazhim e përkushtim ndaj punës, ligjit, qytetarëve e komuniteteve të biznesit e të Tiranës" deklaroi sot Poni.

Sipas Ponit, asgjë nuk mund të ndalojë zbatimin e ligjit as dhe vullneti apo mungesa e vullnetit nga Edvin Rama, për t'i shërbyer qytetarëve në cilësinë e tij si kryetar i bashkisë.

k.k/NOA

KOMENTE