English

Përpjekje për riaktivizim institucional të Këshillit Rinor Shqiptar

Tiranë, 25 Nëntor NOA - Shoqëria civile rikonfirmon vullnetin e riaktivizimit të Këshillit Rinor Shqiptar dhe shpalos një etapë të re të përfaqësimit të shoqërisë civile në vend.

Organizatat e shoqërisë civile u mblodhën sot në Asamblenë e XII-të thërritur nga 15 organizata rinore të Shoqërisë Civile me rastin e 15-vjetorit të krijimit të Këshillit Rinor Shqiptar.

Gjatë Asamblesë së XII të KRSH-se, organizatat e shoqërisë civile bënë me dije se shprehin vullnetin e plotë për të mbështetur iniciativën e riaktivizimit të KRSH-së si strukturë kombëtare ombrellë e pavarur dhe përfaqësuese e rinisë shqiptare. Riaktivizimi institucional i Këshillit Rinor Shqiptar Në fillim të Asamblesë së XII u bë regjistrimi i organizatave dhe verifikimi i mandateve të përfaqësimit dhe më tej u votua për krijimin e Këshillit të ri Drejtues të KRSH-se. Këshilli i ri drejtues i KRSH-së u zgjodh sipas parimit gjithëpërfshirës, ku ç'do organizatë është përfaqësuar në KD-në e KRSH-së me një anëtarë me të drejtë vote.

Prezent në sallë ishin përfaqësues të 22 organizatave rinore (1 me status vëzhguesi) ndërkohë që të konfirmuara si anëtare ishin 28 organizata ndërkohë që pritet konfirmimi edhe për 9 të tjera.

Anëtarët e Asamblesë dhe anëtarët përfaqësues të pranishëm shprehën përgjatë diskutimeve se KRSH-ja është një domosdoshmëri e vetë organizatave rinore për rrjetëzim dhe integrim europian.

Anëtarët përfaqësues shprehën nevojën se në shoqërinë civile duhet një Këshill Rinor i fuqishëm përballë sfidave të integrimit që po kalon vendi.

Eksperienca e kaluar 1994 - 2007 e KRSHsë - një bazament nga duhet filluar Diskutues të shumtë vlerësuan historinë 15-vjeçare të Këshillit Rinor Shqiptar, (I vlerësuar në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar për një kontribut të jashtëzakonshëm përgjatë aktivitetit të tij 1994 - 2007, dhe vakumi që krijoi përgjatë 2 viteve të fundit si pasojë e mungesës së tij për hir të bllokimit të aktivitetit të tij për arsye financiare, dhe vështirësish artificiale të krijuara nga konkurrenca e pandershme e mbështetur nga qarqe të caktuara për qëllime politike), e cila përfaqëson një eksperiencë e shkëlqyer nga duhet rifilluar riorganizimi i rrjetëzimit të organizatave rinore në shoqërinë civile sot në prag të një proçesi shumë të avancuar të integrimit të Shqipërisë në Europë.

Këshilli Rinor Shqiptar ka një kontribut të jashtëzakonshëm në krijimin e një fryme të re të lidershipit rinor në Shqipëri dhe sot të gjitha forumet rinore të partive politike drejtohen nga liderë të cilët kanë qenë në pozita drejtimi në Këshillin Rinor Shqiptar përgjatë viteve 2000.

KRSH ka luajtur një rol të jashtëzakonshëm për forcimin e shoqërisë civile në Shqipëri dhe për këtë arsye është vlerësuar në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar, ku vlen të theksohet çmimi "NGO Civil Society Aëard" i dhënë nga USAID në vitet 2000 apo vlerësimi i OSCE/ODIHR në 2005 për kontributin e 1000 vëzhguesve 100% vullnetarë që kontribuuan në vëzhgimin e Zgjedhjeve Parlamentare në atë kohë.

Përgjatë kësaj Asambleje përfaqësuesit vlerësuan se KRSH-ja duhet të luajë rolin e një ure lidhëse midis vetë organizatave dhe institucioneve të vendit dhe ato ndërkombëtare për çështje që lidhen drejtpërsëdrejti me çështjet e rinisë.

U rikonfirmua domosdoshmëria e bashkëpunimit për të implementuar së bashku me KRSH-në dhe me Drejtorinë e Politikave Rinore pranë MTKRS-së Strategjinë Kombëtare të Rinisë 2007-2013 duke sugjeruar edhe një Plan Veprimi konkret brënda kësaj Strategjie dhe Planit Kombëtar të Aksionit 2007 - 2013.

Për më tepër, përfaqësuesit e shoqërisë civile shprehën rëndësinë që ka angazhimi i KRSH dhe roli i madh që duhet të luajë për të zhvilluar kapacitetet e vetë organizatave rinore, duke ofruar edhe shërbime si këshillim ligjor, trainime, infrastrukturë dhe logjistikë për vetë organizatat rinore.

Organizatat anëtare të KRSH-së dhe përfaqësuesit e tjerë të pranishëm në Asamble shprehën nevojën e krijimit të Qëndrave Rinore Lokale të Informacionit Rinor dhe kërkuan nga KRSH të krijojë sa më parë që të mundet, në bashkëpunim me institucionet e pushtetit qëndror dhe vendor, të mund të ofrojnë edhe informacione mbi BE-në dhe proçeset e integrimit të të rinjve.

Gjithashtu shumë shpejt do të përfshihen në Këshillin Rinor Shqiptar edhe Parlamente Rinore si struktura të përfaqësimit rinor të ngritura nga vetë Këshilli Rinor Shqiptar në vitet 2000 me mbështetjen e UNICEF. Asambleja e XII e KRSH-së në fund të saj vendosi me miratimin e anëtarëve: 1.  Ri-Aktivizimin institucional dhe publik të Këshillit Rinor Shqiptar si një organizatë e tipit ombrellë NYC (National Youth Council) duke i bërë thirrje të gjithë organziatave rinore në Shqipëri që në formën e "Anëtarit me të drejta të plota" apo si "Anëtar Vëzhgues" të bëhen pjesë e organizatës më të madhe dhe më të vjetër në Shqiëpri, e cila tashmë do të luajë një rol aktiv në shoqërinë civile për ti dhënë organizatave rinore hapësirën që u takon. 2.  Në funksion të çeljes së proçedurave të Shqipërisë për të qënë shtet kandidat në BE, dhe të plotësimit të standarteve që kërkon integrimi dhe liberalizimi i vizave, Këshilli Rinor duhet të luajë një rol aktiv për të integruar organizatat rinore shqiptare në strukturat europiane dhe të kontribuojë me ekspertizë, pjesmarrje dhe shpërndarje informacioni në axhndën e integrimit europian të Shqipërisë. 3.  Fuqizimin e rolit te organizatave rinore duke u fokusuar në problemet e punësimit rinor, formimin profesional, edukimin për një shoqëri të shëndetshme, edukimin qytetar dhe për rritjen e cilësisë së edukimit arsimor. 4.  Rritjen e shkallës së ndërgjegjësimit dhe edukimin e të rinjve në raport me vendimarrjen dhe në proçeset zgjedhore në vend. 5.  Fuqizimin e lidershipit rinor në nivel lokal dhe qëndror, duke promovuar standartet e barazisë gjinore nëpërmjet trajnimit, kualifikimit dhe promovimit të lidershipit rinor, duke marre si shembull vetë përvojën e KRSH-së që prej vitit 1994 e cila ka kontribuar në rritjen e lidershipit rinor dhe i ka aftësuar në shumë drejtime. 6.  KRSH të nisë proçedurat për forcimin e një statusi të veçantë ligjor dhe ekonomik për të rinjtë në bashkëpunim të ngushtë me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës dhe Drejtorinë e Politikave Rinore në MTKRS, duke përfshirë Kartën e Studentit dhe Kartën Europiane të të rinjve EURO<26 sipas standarteve europiane bazuar edhe në eksperiencën e ndërprerë të KRSHsë në 2007 si pasojë e vështirësive financiare dhe presionit të madh të krijuar në vitet 2003-2007 nga qarqe të caktuara. Me qëllim për të filluar një stabilizim të shpejtë të Këshillit Rinor, Asambleja vendosi që brenda një periudhe të shkurtër tëe punojëe për ditëet e rinisë të cilat do të mbahen nga dt. 28 Nëntor - 8 Dhjetor 2009, dhe në funksion të saj u ngrit një Komision Organizativ i cili do të koordinojë punën me Drejtorinë e Politikave Rinore pranë MKRS-se në funksion të aktiviteteve kombëtare të Ditëve të Rinisë. Gjithashtu Asambleja vendosi që të riaktivizoje kontaktet me institucionet ndërkombëtare homologe ku KRSH aspiron të jetë pjesë. Organizatat pjesëmarrëse të konfirmuara në Këshillin Rinor Shqiptar deri sot:

1.  European Laë Student Association - ELSA (International NGO) Dega Shqipëri 2.  Student in Free Enterprise - SIFE (International NGO) Dega Shqipëri 3.  Albanian Student Abroad Netëork - AS@N 4.  Youth Group of SOS Village (International NGO) Dega Shqipëri 5.  Albania Youth Press part of European Youth Press (International NGO) Dega Shqipëri 6.  Parlamenti Rinor Europian - (International NGO) Dega Shqipëri 7.  Young European Federalists - JEF (International NGO) Dega Shqipëri 8.  Grupi Rinor i Qendrës për Popullsi dhe Zhvillim (International NGO) 9.  Liberalët e Rinj Europianë (International NGO) Dega Shqipëri 10.  Grupi Rinor i të Drejtave të Njeriut 11.  A+ (Aksion Plus) 12.  Qëndra Rinore Vlorë 13.  Qëndra Shqiptare për Integrimin e të Rinjve 14.  Klubi Ambientalist Studentor Shqiptar - KSASH 15.  Qëndra për Edukim dhe Pjesmarrje Qytetare 16.  Studentët për Studentët - S4S 17.  Këshilli i Shoqatave Rinore Durrës 18.    Klubi Rinor i ZMK 19.  Qëndra Art Kontakt 20.  First Step Association 21.  Youth Shaker 22.  Shoqata 16+ 23.  Shoqata për Integrim dhe Zhvillim 24.  Shoqata për Kulturë - Sportive dhe Rekreacion "PRO-ALBANIA" 25.  Fondacioni ZMIMSC - Gjirokastër 26.  Klubi Social - Korçë 27.  Këshilli Kombëtar Studentor (Observer Member) 28.  Këshilli Studentor i Universitetit të Tiranës (Observer Member)

Â

KOMENTE