Në raportin e ilustruar me foto gjeni të renditura edhe të gjitha akuzat ndaj Alfred Shkurtit që ndryshoi emrin në Aldo Bare. Më shumë foto, te Galeria
Tiranë, 25 nëntor, NOA Raport Special - Ka mbërritur në Tiranë i kërkuari nga drejtësia shqiptare për krim të organizuar, kreu i Bandës së Lushnjës Aldo Bare.
Mbërritja e tij është bërë në fshehtësi të plotë, vetë i ekstraduari nuk dinte asgjë dhe ai ka qenë nën
masa të rrepta sigurie, i lidhur kokë e këmbë gjatë gjithë kohës për vetë nivelin e lartë të rrezikshmërisë që paraqet si person, por në të njëjtën kohë edhe transportimi i tij.
Aeroporti i Rinasit ka qenë nën një nivel të lartë mbikëqyrje, në momentin kur çarteri që sillte Aldo Baren nga Ankaraja kreu uljen në tokën shqiptare.
Ndërkaq, forca të shumta speciale të Policisë së Shtetit dhe Drejtorisë së Burgjeve kanë mundësuar aksionin e futjes së tij, ashtu të lidhur siç ishte, në një makinë të blinduar policie, e cila po e transporton tashmë të shumëkërkuarin e Interpolit për një sërë krimesh drejt Tiranës.
Gjatë kohës së transportimit të tij, gjithë rruga që të çon drejt aeroportit të
Rinasit ka qenë e bllokuar për shkak të aksionit policor që u krye në kuadrin e ekstradimit të Aldo Bares.
Aldo Bare, me emrin e tij të vërtetë Alfred Shkurti është arrestuar në Ankara në 25 mars 2006 pas një urdhër-arresti ndërkombëtar të lëshuar ndaj tij, në një kohë që strehohej në Turqi me identitetin e rremë Mikel Kodra, duke u prezantuar si shqiptaro-maqedonas.
Ai kërkohet nga autoritetet shqiptare dhe ato ndërkombëtare për një sërë krimesh të kryera, ndërsa gjykata e Elbasanit ka dhënë ndaj tij masën e 25 viteve burg në vitin 2001.
Kush është Aldo Bare
Për më se një dekadë Aldo Bare ka qenë në kërkim, por masat aktive u aktivizuan në vitin 2006, kohë në të cilën Polica e Shtetit arriti të godiste me sukses anëtaret e bandës së tij kriminale, që jetonin e vepronin në Shqipëri.
Prokuroria për Krimet e Rënda formuloi akuzën ndaj drejtuesit të kësaj organizate kriminale Aldo Bare për Krijimin e organizatës kriminale, për më tepër se 20 vrasje, për rrëmbim personi, shkatërrim prone, dhunim varresh, kryerje veprash penale në bashkëpunim nga organizata kriminale.
Aldo Bare dhe organizata e tij kriminale akuzohen edhe: -Â për vrasjen dhe dekapitimin (prerjen e kokës dhe shëtitjen në publik) të Artur Dajës në qytetin e Lushnjës, -Â vrasjen në qendër të qytetit të shtetasit shqiptaro-maqedonas Xhevat Demiri, -Â të vrasjes për shkake të cilësive të veçanta, mbetur në tentativë të shefit të Komisariatit të Policisë Lushnjë Sinan Meta,
-Â për vendosjen e lëndës eksplozive me telekomandë në stadiumin e futbollit të qytetit të Lushnjës,
-Â për vrasjen në vitin 2000 të inspektorit të Policisë Krimianle Klejdi Bano,
-Â për vendosjen në vitin 2001 të eksplozivit në banesën e inspektorit të Policisë së Rendit Idriz Shuli,
-Â për vrasjen në janar të vitit 2005 të Klodian Haxhiut, -Â për vendosjen në mars të 2005 të eksplozivit në banesën e një punonjësi policie në rrugën Don Bosko në Tiranë, -Â për vendosjen e minës me telekomandë në makinën e ish-drejtorit të Policisë Kriminale Xhavit Shala,
- për vrasjen në vitin 2005 të biznesmenit Baki Taullaut,
-Â si dhe disa vepra të tjera penale të cilat janë në hetim, për vrasjen e ish-kryetarit të SHIK-ut, të rrethit Lushnjë Bashkim Shkurti, për vrasjen e ish-nënkryetarit të Bashkisë të qytetit Lushnjë Drago Voshtima, vrasje këto të kryera në vitin 1998.
Aldo Bare akuzohet gjithashtu për drejtimin e njërit prej rrjeteve më të fuqishme të trafikut ndërkombëtar të drogës në drejtim të Europës Perëndimore, për të cilat bashkëpunohet me partnerët tanë perëndimor.
Arrestimi dhe ekstradimi i Aldo Bares përbën një sukses të padiskutueshëm të Policise Shqiptare, i cili u arrit si rezultat i një pune inteligjente, edhe duke bashkëpunuar edhe me partnerët ndërkombëtar, nëpërmjet së cilës u finalizua identifikimi i plotë i këtij personi, i cili maskohej me emra të ndryshëm, nëpërmjet pasaportave të falsifikuara, me emrat falsë Mikel Kodra, Artur Sallabanda etj.
Ekstradimi dhe përballja e tij me drejtësinë shqiptare do ndikojë pozitivisht për thellimin e hetimit të kësaj organizate kriminale.
/e.l/e.r/n.e/NOA/ - Më shumë foto, te Galeria