Londër, 25 nëntor, NOA - Dy studime të fundit kanë treguar sesi shoqëria na ndihmon që të jemi më të lumtur, e kësisoj të shfaqim më lehtë ndjenjat e afeksionit tonë edhe përmes gjestesh.
Kështu, studimi i kryer nga Universiteti i Rutgers tregon sesi personat shumë të shoqërueshëm janë më të prirë se të tjerët për t'i përqafuar njerëzit, për t'u qeshur atyre dhe për të thënë lehtësisht fraza dashurie.
Ndërkaq, ata vlerësohet që të jenë më të aftë edhe për të bërë më shpesh marrëdhënie seksuale me më shumë partnerë.
Kjo gjë shpjegohet me faktin që personat e shoqërueshëm kërkojnë këmbimin e asaj ndjenje dashamirësie që kanë brenda vetes së tyre me botën, kurse ata më pak të tillë kanë frikë nga refuzimet dhe ndaj janë më të kujdesshëm në lidhje me sjelljen e tyre ndaj të tjerëve.
Pikërisht për këtë arsye, vë re studimi tjetër se 75% e femrave janë të lumtura edhe kur bashkëbisedojnë me shoqet e tyre.
Por kjo vlen edhe për meshkujt, të cilët ndihen të vlefshëm dhe të dëshiruar kur kanë më shumë miq dhe harmoni në shoqëri.
n.e/NOA