English

Tenton të vjedhë një lokal në Tiranë, arrestohet 31-vjeçari

Tiranë, 25 nëntor NOA - Një 31-vjeçar është arrestuar dje pasi u kap teksa po tentonte të vidhte një lokal.

Ngjarja ndodhi mbrëmë kur shërbimet e Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Nr.1, në Tiranë bënë të mundur kapjen dhe më pas arrestimin në flagrancë të 31-vjeçarit Sinan Xhepa, i dënuar më parë, për vjedhje dhe plagosje.

Arrestimi i tij u krye pasi në rrugën "Stavri Vinjau", është kapur duke vjedhur në lokal "Amerika", në pronësi të një shtetasi.

Gjatë kontrollit të ushtruar ju gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 3.000 lekë, një palë doreza dhe një kaçavidë.

Ndaj shtetasit Sinan Xhepa u kryen veprimet procedurale dhe materialet i kaluan Prokurorisë, për veprën penale të "vjedhjes".

k.k/NOA
KOMENTE