Tiranë, 25 nëntor NOA - Gripi i derrave ka infektuar katër nxënës në katër shkolla 9-vjeçare në Tiranë.
Mësohet se inspektorë të Drejtorisë Arsimore në Tiranë verifikojnë çdo ditë mungesat e raportuara nga 79 shkollat e arsimit parauniversitar, me qëllim marrjen e masave për parandalimin e virusit A/H1N1. Prej raportimeve inspektorët kanë evidentuar nxënës të prekur nga gripi i derrave në katër shkolla.
Ndërkohë mjekët e shkollave po luajnë rolin e tyre të rëndësishëm në këto kontrolle për të mbajtur në mbikëqyrje situatën gripale në shkolla.
Dezinfektimi i shkollave, larja e herëpashershme e ambienteve të brendshme, higjiena personale e nxënësve, si dhe mënyrat si të mbrohen nga përhapja e virusit A/H1N1 janë masat e rekomanduara. k.k/NOA