Fier, 25 nëntor NOA - Policia e Fierit dhe ajo e Lushnjes kanë shkatërruar dje një bandë që vidhte motoçikleta.
Besnik Tafa 46-vjeç, Rrapush Manja 34-vjeç dhe Ledion Saraçi 24-vjeç dyshohet se në bashkëpunim dhe me 47-vjeçarin Agron Tafa i shpallur në kërkim, kanë realizuar vjedhjen e motoçikletave në fshatra të ndryshëm të Lushnjes dhe konkretisht dy ne fshatin Krutje në pronësi të shtetasve me inicialet E.Zh dhe S.Sh, një motoçikletë në fshatin Pirre në pronësi të shtetasit me inicialet S.N dhe një motoçikletë në fshatin Çukaj në pronësi të shtetasit me inicialet K.D.
Nga veprimet hetimore, nga kontrolli në banesën e 46-vjeçarit Besnik Tafa, u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një motor i markës Honda, një armë zjarri automatike model 56, një armë zjarri artizanale si dhe 30 copë fishekë model 56. Po kështu në banesat e tre autorëve të të tjerë janë gjetur të vjedhur tre motorë të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
k.k/NOAÂ