Lezhë, 25 nëntor NOA - Vetëdorëzohet në polici autori i vrasjes së Gjon Pervathit që ndodhi mesditën e së shtunës në qendër të qytetit të Lezhës.
Vrasja e cila pasoi dhe me vetëvrasjen e bashkëshortes së viktimës, tronditi opinionin publik javën e kaluar ndërsa policia shpalli në kërkim autorin e dyshuar Ndue Lekgjonaj.
Por pas kërkimeve të dështuara nga ana e policisë për kapjen e autorit Legjonaj, ky i fundit ka vendosur të vetëdorëzohet në polici ditën e sotme.
Mësohet se Lekgjonaj dhe Pervathi ishin fqinjë por ata kishin pasur një konflikt të hershëm me njëri-tjetrin.
Sipas dëshmisë dhënë në polici pas vetëdorëzimit, autori gjatë këtyre ditëve ishte strehuar te të afërmit e tij.
k.k/NOA