Tiranë, 26 nëntor NOA - Aldo Bare i njohur si kreu i bandës së Lushnjes, është përballur sot për herë të parë me gjykatësit shqiptare, ku është njohur me të gjitha akuzat që rëndojnë mbi të.
Seanca e parë është zhvilluar sot në Gjykatën e Krimeve të Rënda ku Aldo Bares iu komunikuan një sërë akuzash.
Pasi ka deklaruar vetëm identitetin e tij dhe ka dëgjuar akuzat, Alfred Shkurti ose siç njihet me emrin Aldo Bare nuk ka pranuar të fl
asë më shumë duke bërë që seanca të mbyllet 15 minuta pasi nisi.
Ai u transportua në qelitë e burgut 313 përmes tunelit që lidh burgun me Gjykatën për Krimet e Rënda.
Ndërkohë që gjatë seancës Shkurti u njoh me avokatin e caktuar nga shteti pasi ai vetë nuk kish pranuar të mbrohej me avokat të zgjedhur prej tij.
Bare ka mësuar në seancën e sotme se akuzohet për krijim të organizatës kriminale, për rreth 20 vrasje, rrëmbim personi, shkatërrim prone, dhunim varresh, dhe kryerje të veprave të tjera penale në bashkëpunim nga organizata kriminale.
Kreu i bandës më famëkeqe në Shqipëri u ekstradua ditën e djeshme nga Ankaraja drejt vendit tonë.
k.k/NOA