Uashington, 26 nëntor, NOA - Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës sot shënohet Dita e Falënderimeve, një festë kjo tradicionale e popullit amerikan që përkujton ngjarjet e para 400 viteve kur vendasit indianë dhe emigrantët evropianë kanë festuar së bashku.
Në urimin e tij për këtë festë, presidenti amerikan Barak Obama tha se Dita e Falënderimeve është një rast për t'u kënaqur me gjërat e mira, siç janë familja, miqtë, shëndeti, të mirat materiale e kur duhen kujtuar edhe ata që kanë më pak fat.
Zakonisht kjo ditë festohet me një darkë të pasur për familjen dhe miqtë që fillon me një lutje. Tradita e festës së falënderimeve e ka origjinën nga festimet e të korrave dhe është festuar për herë të parë në Masaçusets.
Është historia e një dite të ftohtë në fund të vjeshtës në vitin 1621, kur rreth 50 kolonë anglezë të quajtur pelegrinë, që mezi i kishin shpëtuar dimrit të parë në Botën e Re ndërsa 50 të tjerë gjetën vdekjen, ftuan në darkën e tyre të të korrave indianët fqinjë.
Kjo histori e bukur, e përpunuar gjatë brezave, sjellë ndjenja të ngrohta në një festë familjare të dashur.Â
I gjithë miti është se indianët mirëpritën anglezët në tokën e tyre, hëngrën gjel deti dhe jetuan të lumtur përgjithmonë dhe se ky ishte festimi i parë i ditës së falënderimeve që u pasua deri në ditët tona.
n.e/NOA
Â