English

Berisha: Rama, çfarëdo që të ndodhë në këtë vend, përgjegjës do jesh ti dhe vetëm ti

Tiranë, 26 Nëntor NOA - "Çfarëdo që të ndodhë në këtë vend, përgjegjës do të jesh ti dhe vetëm tij".

Këtë paralajmërim bëri kryeministri Sali Berisha para pak çastesh në Parlament, për kryetarin e Partisë Socialiste Edi Rama.

Kryeministri vlerësoi se kreu i PS, Edi Rama ka humbur logjikën

dhe moralin duke e akuzuar se çdo ditë lakon familjen e tij duke përdorur shpifje.

Berisha shtoi se Rama është mjekuar nga skizofrenia dhe se ai nuk e di thelbin e familjes dhe se ai ka kompleksin e urrejtjes.

"Rama bllokon opozitën të kthehet në Kuvend dhe e ka kthyer atë në një opozitë të rrugës dhe po kërkon sot të heqë gurin e themelit këtij sistemi duke treguar se është një kopje e atit të tij shpirtëror.

Shefi i qeverisë e akuzoi Ramën se në emër të askujt, ka lëshuar ultimatume dhjetëditore të cilat i konsideroi kërcënime të errëta mafioze dhe tipike komuniste që janë të papranueshme.

Më tej Berisha foli për abuzimet sipas tij që Rama ka bërë me shitjen e pronave në kryeqytet, duke u betuar "për fjalën e nderit" se me vullnet të hekurt përballemi sot me mafien, duke e siguruar Ramën se kjo betejë do të fitohet.

Ndërkohë Berisha e cilësoi protestën treditore të opozitës si miting funebër që riktheu edhe njëherë Murin e Berlinit.

Berisha e siguroi këtu Ramën se të gjitha protestat që ai ka kryer para Kryeministrisë, do të konsiderohen si normale, por duke iu referuar fjalës së Spartak Ngjelës se "do të marrim kështjellën", ftoi që "po ua mbajti le ta provojnë", dhe shtoi se ligji dhe Kushtetuta do të mbrohen dhe se nuk do të mund të dhunohen "as nga Edi Rama, as nga familja e tij biologjik, as nga familja e tij historike dhe as nga kurrkush".

e.r/NOA

KOMENTE