Filadelfia, 26 nëntor NOA - Boksieri Meksikan Francisco Rodriguez ka vdekur dy ditë pas ndeshjes që zhvilloi, kjo e fundit e vlefshme për titull në peshën gjel të Konfederatës së Amerikës së Veriut.
Këtë gjë e deklaroi sot agjenti i boksierit, Dominic Pesoli.
Francisco Rodriguez, 25 vjeç të dielën zhvilloi ndeshjen e tij të fundit përball boksierit Amerikan Teon Kennedy.
Ndeshja u ndal në raundin e dhjetë, kjo për arsye se boksieri Meksikan Rodriguez humbi ndjenjat.
Menjëherë pas kësaj që ndodhi ai u shtrua në spital për operim ku aty ndenji për një kohë të gjatë dhe përfundimi i operacionit ishte pa sukses.
r.b/NOA