English

Depresioni, gjendet i vdekur mbi furnelën elektrike 51-vjeçari që jetonte i vetëm

Durrës, 26 nëntor, NOA - Një 51-vjeçar është gjendur i vdekur në gjendje të karbonizuar sipër një furnele elektrike.

Lajmi bëhet me dijeni për agjencinë e Lajmeve NOA nga burimet policore të Durrësit sipas të cilave ngjarja ka ndodhur në një garsonierë te shkëmbi i Kavajës, ku viktima Vlash Boshku jetonte i vetëm.

U kryen veprimet e para hetimore dhe nga të afërm të viktimës u mësua se ai vuante nga depresioni dhe jetonte i vetëm, ndërsa nga këqyrja e kufomës, nuk u vunë re shenja dhune.

Paraprakisht, mjekët ligjorë konstatuan se ky person mund të ketë vdekur disa ditë më parë si pasojë e djegies nga korenti.

U kryen te gjitha veprimet e para proceduriale duke përgatitur materialet për t'i kaluar tek prokuroria e Durrësit për vepren penale të "Shkaktimit të vetëvrasjes", parashikuar nga neni 99 i Kodit Penal.     Â

n.e/NOA

KOMENTE