English

Dita e Pavarësisë, presidenti amerikan Obama uron popullin shqiptar përmes një mesazhi

Tiranë, 26 nëntor, NOA - Vigjilja e festës së Pavarësisë së Shqipërisë është shoqëruar me një mesazh të ngrohtë nga ana e presidentit amerikan, Barak Obama, drejtuar popullit shqiptar.

Përmes një mesazhi të veçantë, ai ka uruar të gjithë shqiptarët për festën e tyre të pavarësisë.

"Dërgoj urimet e mia më të përzemërta të gjithë atyre që do të festojnë Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë të shtunën", mësohet se shkruhet në këtë mesazh.

"Këtu në Amerikë, ata që mund të dallojnë rrënjët e tyre në Shqipëri, janë një pjesë e rëndësishme e këtij kombi. Nga jashtë vendit, unë shpresoj për miqësi të vazhdueshme dhe për një forcim të lidhjeve midis dy vendeve tona", citohet më tej, sipas një publikimi të bërë nga Shtëpia e Bardhë mbi një fakt të tillë.

n.e/NOA

KOMENTE