Romë, 26 nëntor, NOA - Në ndarjen e hesapeve mes çiftit për llogari të divorcit të kryeministrit italian, Silvio Berluskoni po përmenden shifra marramendëse dhe që po e çudisin nga dita në ditë opinionin italian.
Kështu, mediat pohojnë se e shoqja Veronika ka kërkuar që të përfitojë nga divorci, me pretendimin se është e dëmtuara e tij, një kompensim financiar prej 40 milionë eurosh në vit.
Me detaje, ajo paska kërkuar që të përfitojë ekzaktësisht 3.5 milionë euro në një muaj, por një shifër e tillë është kundërshtuar në mënyrë kategorike nga kryeministri italian.
Nga ana e tij, mësohet se ai ka deklaruar se është në gjendje t'i paguajë bashkëshortes së divorcuar maksimumi deri në 300 mijë euro në muaj, që përkthehet me 4 milionë euro në vit.
Por nuk ka qenë aspak dakord me dhjetë-fishimin e kësaj shifre nga e shoqja.
n.e/NOA