Durrës, 26 nëntor NOA - Një 27-vjeçar është gjetur dje pa ndjenja në një trotuar në qytetin e Durrësit.
Ilirjan S. lindur dhe banues në lagjen "11 Nëntori" në Elbasan, është dërguar në Spitalin Rajonal të qytetit të Durrësit dhe pasi ka marrë ndihmën e parë mjekësore mjekët e dërguan në Spitalin Ushtarak Tiranë për mjekim më të specializuar, pasi gjendja shëndetësore e tij ish e rëndë.
Nga veprimet e para hetimore rezulton se 27-vjeçari ka qenë duke ecur në këmbë në trotuarin e një rruge në lagjen Nr,12 në Durrës në gjendje të dehur.
Ai është rrezuar duke rënë pa ndjenja në tokë.
Kalimtarë të rastit e kanë dërguar në spitalin e Durrësit.
Në trupin e të riu, policia bëri të ditur se nuk janë konstatuar shenja të dhunës fizike.
Mjekët deklarojnë se kjo gjë mund të ketë ardhur si pasojë e konsumimi të tepërt të pijeve alkoolike.
Policia deklaroi se po punohet për zbardhjen e mëtejshme të kësaj ngjarje.