Londër, 26 nëntor, NOA - Ndërsa nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës kohët e fundit kanë mbërritur lajme optimiste se ekonomia e këtij vendi po pëson rimëkëmbje ekonomike, një gjë e tillë nuk duket se është e vërtetë për Britaninë e Madhe.
Nga ky vend, po dalin raporte ende pesimiste, sipas të cilave ekonomia e këtij vendi është ende në krizë.
Sipas tyre, aktivitetet në ekonominë britanike përsëri kanë rënë në tremujorin e tretë, edhe pse më pak sesa është pritur, kështu që Britania vazhdon të mbetet në recesion, kanë treguar të dhënat e Entit britanik të Statistikave (ONS).
ONS pohon ndër të tjera se GDP britanike ka rënë me 0.3 për qind në periudhën nga korriku deri në shtator, ndërsa ishte parashikuar rënie prej 0.4 për qind.
n.e/NOA