English

Festa e Pavarësisë dhe e Çlirimit, koncert në Teatrin Kombëtar dhe atë të Operas

Tiranë, 26 nëntor, NOA Nga Milena Selimi - Në fillimet e festave të pavarësisë dhe çlirimit të vendit, Tirana po bëhet gati për të përkujtuar këto data të rëndësishme për historinë e popullit shqiptar

Me rastin e festës së Pavarësisë, në TKOB vjen koncerti "Përkujtimi", në të cilin marrin pjesë solistët, kori, orkestra, trupa e baletit, Ansambli Popullor dhe studentë të Akademisë së Arteve.

Dirigjentë të orkestrës janë Ermir Krantja, Zhani Ciko dhe Edmond Doko. Koreografë janë Agron Aliaj dhe Arian Sukniqi. Dirigjent kori Dritan Lumshi dhe Milto Vako. Regjisor i shfaqjes është Pali Kuke. Koncerti do të mbahet më 28 nëntor, ora 17.00.

Ndërsa sot në mbrëmje do të mbahet një koncert festiv në sallën "Kadri Roshi".

Në Teatrin Kombëtar, me pjesëmarrjen e artistëve më të njohur të këngës do të jepet një koncert festiv me rastin e 65-vjetorit të çlirimit të Shqipërisë nga pushtuesit nazi-fashist.

KOMENTE