English

Gjendet "arsenal" luftarak në shtëpinë e një të mituri, automatik dhe 260 fishekë rezervë

Krujë, 26 nëntor, NOA - Një arsenal i vërtetë luftarak ka qenë në duart e një të mituri, deri në momentin kur ai është zbuluar nga policia.

Lajmi bëhet me dijeni nga burimet e policisë së Krujës për agjencinë e Lajmeve NOA, të cilat pohojnë se poseduesi i mjeteve luftarake ka qenë një 17-vjeçar me emrin Shpëtim Zguri, lindur dhe banues në fshatin Larushkë të Krujës.

Mësohet se ai është arrestuar menjëherë nga policia pasi kur është ushtruar kontroll në banesën e tij në këtë fshat, i janë gjetur dhe sekuestruar me cilësinë e provës materiale një automatik model 56 kalibër 7.62 m/m, tip kallashnikov dhe 260 fishekë model 56 kalibër 7.62 m/m si dhe katër krehëra fishekësh model 56 bosh.

Materialet iu kaluan prokurorisë së Krujës për vepren penale të "Mbajtjes pa leje të armëve dhe municioneve luftarake" parashikuar nga neni 278/2 e 278/3 të Kodit Penal.

n.e/NOA

Â

KOMENTE