English

Gjendet i karbonizuar në banesë një 51-vjeçar, policia: Ka djegur veten

Durrës, 26 nëntor NOA - Një 51-vjeçar është gjetur i karbonizuar në një garsoniere ku jetonte në Durrës.

Vlash Boshku 51-vjeç është gjetur i vdekur dje pasdite në banesën e tij në katin e tretë në lagjen Nr.13 Plazh në Durrës.

Forcat e policisë mbërritën në vendngjarje për të sqaruar rrethanat e vdekjes së burrit.

Burime nga policia u pyetën në cilësinë e personit që tregon rrethana të hetimit, të afërm të viktimës të cilët, shpjeguan se, viktima vuante nga depresioni dhe jetonte i vetëm në atë garsoniere ku u gjend i vdekur.

Nga këqyrja e jashtme e kufomës nuk u konstatuan shenja dhune.

Kufoma ndodhet në morgun e spitalit Rajonal të qytetit të Durrësit, për t'iu nënshtruar autopsisë Mjeko-Ligjore dhe për të percaktuar shkaqet e vdekjes. Paraprakisht Mjekët Ligjor konstatojnë se 51-vjeçari mund të ketë vdekur disa ditë më parë si pasojë e djegies nga korenti.

U kryen të gjitha veprimet e para proceduriale duke përgatitur materialet për t'i kaluar në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës për veprën penale të "Shkaktimit të vetëvrasjes".

k.k/NOA

KOMENTE