English

Gjermeni: Gratë deputete me një gjuhë të dhunshme, shembull i trishtueshëm

Tiranë, 26 nëntor NOA - Deputetja e Partisë Socialiste, Eglantina Gjermeni ka reaguar sot për fjalorin sipas saj të dhunshëm të grave deputete gjatë mbledhjes së tyre në ditën e "dhunës ndaj grave".

"Ndoqa sot gratë kolege deputete që folën për dhunën ndaj grave duke përdorur ato vetë një fjalor të dhunshëm, madje edhe në prani të fëmijëve.

E keqardhur si grua e si nënë duhet të them se kështu nuk e luftojmë po e nxisim dhunën, nuk e rrisim po e ulim figurën e gruas në shoqëri.

Shpifjet dhe fyerjet për nxitjen e urrejtjes në shoqëri janë armë të vjetra të politikës, po s'mund të jenë instrumente të një shoqërie evropiane për mbrojtjen e gruas nga dhuna. Përkundrazi, janë shembull i trishtueshëm i një prapambetjeje të thellë, të cilën uroj megjithë zemër që gratë kolege në pushtet ta kuptojnë, jo ta përfaqësojnë" tha Gjermeni.

k.k/NOA

Â

KOMENTE