English

Krujë, mbante armë në banesë, pranga 27-vjeçarit

Krujë, 26 nëntor NOA - Mbante municione në banesën e tij, arrestohet nga policia një 27-vjeçar.

Shpëtim Zguri lindur dhe banues në fshatin Larushkë të Krujës u arrestua dje sepse gjatë një kontrolli që policia kreu në banesën e tij gjeti armë.

Burime nga policia thanë se në rrugë operative kishin siguruar informacione se Zguri posedonte armë në banesë gjë e cila bëri të mundur një kontroll të imtësishëm nga ana e policinë në banesën e të riut.

Gjatë kontrollit u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një automatik model 56 kalibër 7.62 m/m, tip kallashnikov me Nr. serie 11085413 dhe 260 copë fishekë model 56 kalibër 7.62 m/m si dhe katër krehra fishekësh model 56 bosh.

Materialet i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësore Krujë për veprën penale të "Mbajtjes pa leje të armëve dhe municioneve luftarake".

k.k/NOA

KOMENTE