English

Kuvendi zhvillon një seancë të posaçme për t'i thënë "Jo" dhunës ndaj grave

Tiranë, 26 nëntor, NOA - Parlamenti del zyrtarisht kundër dhunës së grave, me anë të një nisme të posaçme për të denoncuar këtë dukuri.

Një fakt të tillë e ka pohuar gjatë fjalës së mbajtur në seancën e posaçme zhvilluar me këtë rast, kryeparlamentarja Topalli.

"Duhet shpallur një betejë e vazhdueshme kundër dhunës së gruas dhe dhunës në familje në tërësi. Për këtë, duhet që të angazhohen shumë institucione, siç janë shkollat të cilat merren me edukimin e brezit të ri, por edhe instancat që merren me zgjidhjen e konflikteve", ka apeluar ajo në fjalën e saj.

Sipas saj, seanca është për gratë të cilat gjejnë guximin dhe e denoncojnë dhunën.

Ndërsa sipas deputetes Albana Vokshi, gruaja është më e rrezikuar nga dhuna në familje sesa nga aksidentet në rrugë dhe niveli i pranisë së dhunës është shqetësues.

Por këtë seancë plenare e ka përshëndetur edhe deputetja demokrate Rajmonda Bulku, e cila ka bërë me dijeni se e mbështet këtë iniciativë të Kuvendit dhe se fton deputetet e Partisë Socialiste që të përfaqësojnë gratë e dhunuara në këtë nismë.

n.e/NOA

Â

Â

Â

KOMENTE