English

Meksi: Buxheti i 2010, kosto e shtuar e borxhit publik

Tiranë, 26 nëntor NOA - Deputetja e Partisë Socialiste, Ermelinda Meksi doli sot në një deklaratë për shtyp me anë të së cilës bëri të ditur se buxheti i vitit 2010 është më i keqi.

"Kriza politike që u shfaq pas cenimit të standardeve në zgjedhjet e qershorit,për fat të keq po shoqërohet me një performancë të ulet të rritjes së të ardhurave buxhetore veçanërisht të ardhurat nga tatimet e doganat;

Të ardhurat buxhetore gjatë 10 muajve të këtij viti rezultojnë me një mosrealizim prej 20-24 miliardë lekësh ndaj buxhetit fillestar" tha Meksi.

"Ne sot bëjmë përgjegjëse qeverinë që fshehu situatën reale para zgjedhjeve dhe vazhdon të fshehë dhe manipulojë këtë situatë edhe tani me miratimin e buxhetit. Ndërsa përsëri mazhoranca deklaron njëzëri si në media dhe në Kuvend: që ky është buxheti më i mirë" shtoi më tej Meksi.

Meksoi deklaroi se PS mendon se keqpërdorimi elektoral i buxhetit për vitin 2009, si dhe buxheti euforik i 2010 është kthyer dhe po kthehet në një faktor që po agravon më tej situatën makroekonomike të vendit, që vetëm mazhoranca nuk do ta shohë.

"Ne paralajmërojmë se për të përballuar këtë realitet të hidhur qeveria ka për të ndjekur përsëri rrugë të gabuara që do shoqërohet si dhe ka ndodhur deri tani më, qëndrim arbitrar ndaj biznesit që po shfaqet në mbledhje brutale të të ardhurave duke përkeqësuar tej mase marrëdhëniet tashmë të këqija me biznesin, një ndryshim tjetër, i tretë, të buxhetit të vitit 2009 që do rezultojë në ulje të mëtejshme të nivelit të të ardhurave.

Mungesës së likuiditetit dhe nivelit të ulët të kredidhënies nga sistemi ynë bankar, veçanërisht në gjashtëmujorin e dytë po i shtohet dhe ulja e ofertës e sektorit publik" shtoi Meksi.

Sipas saj opozita ka denoncuar politikën e qeverisë që ka sjellë rritjen e kostos së borxhit që thellohet dukshëm në buxhetin e vitit 2010.

k.k/NOA

KOMENTE