English

NDAL, atyre burrave që dhunojnë gratë dhe rendin kushtetues

"Kjo seancë, është për ata burra që edhe pse mund të shfaqen ekraneve si mbrojtës të të drejtave, janë vetëm minipersona, janë dhunues të grave të tyre. Është për ata burra që edhe pse janë publikë, janë vetëm mini persona që nuk krijojnë dot kushtet për strehë familjare"

Nga Jozefina Topalli*

Kryetare e Kuvendit

Në fakt nuk është hera e parë që ne flasim në këtë sallë për dhunën në familje, ashtu siç kam folur e biseduar me mijëra gra në takime në çdo fshat e qytet.

Por më besoni të flasësh për dhunën në familje, nuk është kurrë mjaftueshëm.Â

Të flasësh për dhunën në familje, fatkeqësisht mbetet një çështje jetësore.

Të veprosh kundër dhunës në familje është një betejë e vazhdueshme, ashtu siç është bërë pjesë e fushatave tona edhe lufta kundër kancerit.Â

Kjo seancë është për të gjitha ato gra që ende nuk kanë thyer murin e heshtjes dhe vuajnë mes muresh dhunën.Â

Kjo seancë është për të gjithë ata fëmijë që përloten në dhomën e tyre kur përjetojnë dhunë në familje, psikologjike apo fizike qoftë ajo.Â

Kjo seancë është për të gjithë ata që mund të bëjnë diçka, mësues, mjekë, policë, gjyqtarë, avokatë, gazetarë.Â

Kjo seancë është për të gjitha ato gra që kanë folur, që kanë denoncuar dhunën, që kanë thyer heshtjen, që kanë mundur frikën, që kanë fituar betejën për lirinë e tyre dhe fëmijëve të tyre.Â

Por mbi të gjitha kjo seancë është për t'i thënë NDAL, atyre burrave që mendojnë se janë të plotfuqishëm mbi gratë dhe fëmijët e tyre.

Është për ata burra që në fakt edhe pse mund të jenë të gjatë, janë minipersona.

Është për ata burra që edhe pse mund të shfaqen ekraneve si mbrojtës të të drejtave, janë vetëm minipersona, janë dhunues të grave të tyre.Â

Është për ata burra që edhe pse janë publikë, janë vetëm mini persona që nuk krijojnë dot kushtet për strehë familjare.Â

Dhuna e përdorur nga këta meshkuj është shenjë e dobësisë, pasigurisë, perversitetit. Ata duan të kontrollojnë gjithçka, por në fakt nuk kontrollojnë dot as veten e tyre.

Apeli im sot është të ndalojmë ata burra që përdorin dhunën!

(*) Fjala e mbajtur në seancën e posaçme në Parlament për dukurinë e dhunës në familje

"Ai që kërcënon dhe rreh pa mëshirë partneret e tij, do të donte po të kish gjë në dorë, të dhunonte edhe rendin kushtetues. Këtij soj burri i tregohet vendi. Ai që kërcënon dhe rreh pa mëshirë partneret e tij, do të donte po të kish gjë në dorë, të dhunonte edhe rendin kushtetues. Këtij soj burri i tregohet vendi"

Â

KOMENTE