English

Pelegrinazhi në Mekë, deri tani mbi 50 të vdekur. Obama përshëndet pelegrinët

Mekë, 26 nëntor, NOA - Mbi 50 persona raportohet të kenë humbur jetën deri tani në pelegrinazhin e Mekës, nga shtyrjet mes besimtarëve në vendin e shenjtë, por edhe nga gripi i derrit.

Sipas mediave të Arabisë Saudite, shumica e viktimave janë në Jeddah në Detin e Kuq.

Ndërkaq, pelegrinët e Mekës në Arabinë Saudite i ka uruar vetë presidenti amerikan Barack Obama.

"'Riti i pelegrinazhit i Eid Al Adha na kujton prejardhjen e përbashkët nga Abrahami të feve më të mëdha të botës'', shkruan ai.

Nga ana tjetër, Obama deklaroi se këtë vit Departamenti i Shëndetësisë ka bërë një marrëveshje me homologët e Arabisë për të parandaluar dhe kufizuar përhapjen e gripit gjatë pelegrinazhit, pasi u vlerësua se grumbullimi i rreth 4 milionë besimtarëve myslimanë në Mekë, përbën turmën më të madhe njerëzore që mund të shoqërohet me përhapjen e virusit AH1N1 mes tyre.

n.e/NOA

KOMENTE