Angli, 26 nëntor NOA - "Shumë ushqim dhe shumë seks" ishte një nga dëshirat e shumta që Rihanna ka publikuar për Krishtlindjet e vitit 2009.
Ndërkohë që këngëtarja është duke iu shmangur takimeve të dashurisë, qysh kur ish i dashuri i saj Chris Broën e ka sulmuar atë në shkurt. Por, ajo ka pranuar se dëshiron ta ndërpresë "agjërimin".
"Dua shumë ushqim të mirë dhe shumë seks për Krishtlindje", i është përgjigjur Rihanna gazetarëve në Britani. "Nuk ka shumë pyetje, apo jo? Seksi është paksa i vështirë por ushqimi jo pasi që dpërfundimisht nëna është kuzhiniere e mirë për mua. Nëna e ime gatuan një gjellë që quhet ‘Pepperpot', e cila është sikurse një gjyveç. Duket një gjë e panjohur por më të vërtetë e shijshme. Është pikante por me pëlqen", ka thënë Rihanna. "Ne e festojmë Vitin e Ri në mënyrë tradicionale, pra nuk presim Krishtlindje të Bardha. Ka mundësi të jem në Barbados por jam duke menduar që të kaloj pak kohe me gjyshërit e mijë në Neë York në këtë festë" ka deklaruar më tej këngëtarja.