English

Shoqata e Ndërtuesve të Shqipërisë: Qeveria na ka 70 milionë euro borxh

Nga Rajmonda Lajthia

Tiranë, 26 Nëntor NOA - Shoqata e Ndërtuesve të Shqipërisë shpreh shqetësimin e saj lidhur me situatën financiare të shoqërive shqiptare të ndërtimeve të infrastrukturës.

Nga ana e institucioneve përkatëse shtetërore ka një detyrim kontraktual të papaguar për këto shoqëri, qe arrin në mbi 70 milionë euro.Â

Ndërtuesit ankohen se po shkojnë drejt falimentimit për shkak të kësaj situate.

Duke iu referuar Maksim Muçit, drejtori ekzekutiv të shoqatës, shoqëritë kanë marrë kredi me interesa të larta për blerje materiale, pajisje dhe makineri për të përballuar volumin dhe ritmin e lartë të kërkuar për realizimin e objekteve të tenderuara.

Për punimet e kryera nga shoqëritë, pavarësisht nga mos financimi, ato janë të detyruara që të paguajnë çdo muaj të gjitha detyrimet tatimore.

Sipas ndërtuesve vonesat në pagesa kane rritur barrën e detyrimit ndaj furnitorëve dhe bankave për kreditë e marra nga shoqëritë.

Në këtë mënyrë është krijuar një zinxhir detyrimesh te pa shlyera ndaj njëri tjetrit që çon në dëmtim të ambientit të biznesit.

E gjithë kjo situatë ka sjellë një përkeqësim të klimës së marrëdhënieve privat-shtet.

Ndërtuesit i bëjnë apel qeverisë që të ndërhyjë me masa urgjente për zgjidhjen e problemit dhe të rrisë frymën e bashkëpunimit për kalimin e kësaj situate krize.

r.l/NOA

KOMENTE