English

Tiranë, bllokohen tre makina luksoze, rezultuan të vjedhura jashtë shtetit

Tiranë, 26 nëntor NOA - Tre automjete luksoze janë bllokuar gjatë ditës së djeshme në Tiranë pasi rezultuan të vjedhura jashtë shtetit.

Seksioni i Luftës Kundër Trafiqeve bllokoi dje automjetin tip "Mercedes Benz", me targë TR 925 B, pasi rezulton i vjedhur në Itali. Gjatë momentit të bllokimit mjeti drejtohej nga shtetasi Armand M., 22- vjeç, lindur dhe banues në Tiranë. Po dje ky seksion bllokoi automjetin tip "Opel Zafira", me targë TR 7368 I, pasi rezulton i vjedhur në Itali dhe drejtohej 31-vjeçari Ilir K. Gjithashtu antitrafiqet i bllokuan dje 46-vjeçarit Arben L. automjetin tip Audi A-6, me targë TR 3553 P, pasi rezulton i vjedhur në Gjermani.

Për të tre këto raste materialet i kanë kaluar Prokurorisë, për veprën penale të "Trafikimit të mjeteve motorike".

k.k/NOA
KOMENTE