English

Tiranë, pranga tre personave, grabitën me armë një qytetar

Tiranë, 26 nëntor NOA - Policia e Tiranës ka identifikuar dhe kapur tre persona të dyshuar si autorë të një vjedhje me armë e ndodhur në muajin shtator të këtij viti.

Specialistët e Hetimit të Krimit pranë Seksionit Kundër Vjedhjeve me Dhunë, Armë e Shkatërrimit të Pronës pas një pune intensive disa javore në bashkëpunim dhe me shërbimet policore të Komisariatit të Policisë Nr.5, arrestuan sot 19-vjeçarin Alfred Pira, dhe 66-vjeçarin Sadik Troçi ndërsa nisën hetimin në gjendje të lirë për 16-vjeçarin F. B. Burime nga policia thanë se tre personat, nga hetimet e kryera kanë rezultuar të jenë autorë të dyshuar të vjedhjes me armë, të kryer në bashkëpunim, ndaj shtetasit me iniciale M. P. e ndodhur me datë 4 shtator të këtij viti në Kodër Kamëz. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një armë tip pistoletë TT, së bashku me krehrin me 4 copë fishekë. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprat penale të "Vjedhjes me armë" në bashkëpunim, "Mbajtjes pa leje të armëve luftarake" dhe "Moskallëzim krimi".

k.k/NOA

KOMENTE