Itali, 27 nëntor NOA - Tre emigrantë shqiptarë kanë vdekur sot si pasojë e një aksidenti rrugor në Itali.
Ngjarja rrugore ndodhi në Perugia kur automjetin tip-Alfa 147 në të cilin udhëtonin tre shqiptarët ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një kanal duke lënë të vdekur ë vend tre personat.
Mësohet se nga aksidenti humbi jetën 22-vjecari Agustin Pjetri, 18-vjecari Marjol Koni, Â si dhe 44-vjecari Sadik Kurti. Automjeti drejtohet nga 18-vjeçari Marjol Koni dhe dyshohet se ai ka humbur kontrollin e mjetit ndërsa po udhëtonte me shpejtësi të madhe. Mediat lokale bënë të ditur se aksidenti nuk ka pasur dëshmitarë dhe mund të jetë njoftuar nga të tjerë shqiptarë të cilët ishin vënë në kërkim të tre emigrantëve pasi ata nuk u përgjigjeshin telefonatave të tyre.
k.k/NOA