Tiranë, 27 nëntor, NOA - Krerët e klubeve të Tiranës dhe Vllaznisë i kanë hedhur poshtë të gjitha akuzat e ngritura së fundmi ndaj këtyre dy ekipeve prej drejtuesve të UEFA-s për trukim ndeshjesh.
Nga ana e tij, presidenti i Tiranës, Refik Halili, deklaroi se ai dhe Tirana është e hapur për hetimin e UEFA-s dhe kërkon që institucioni i futbollit evropian t'i shkojë deri në fund këtij hetimi.
Nga ana tjetër, edhe presidenti i Vllaznisë, Valter Fushaj, tha se ekipi i tij është i pastër dhe se po pret me qetësi vendimin.
Skandali i basteve që ka përfshirë futbollin evropian, përfshiu në hetimet e UEFA-s për ndeshje të trukuara edhe ekipet shqiptare të Vllaznisë dhe Tiranës.
Bëhet fjalë për ndeshjen e kthimit të Champions League, Stabaek-Tirana e cila përfundoi me fitoren e kampionëve të Norvegjisë 4-0 si edhe për dy ndeshjet mes Vllaznisë dhe Rapidit të Vjenës, e para e zhvilluar në Vjenë dhe e fituar 5-0 nga austriakët dhe e dyta në Shkodër, ku sërish Rapidi fitoi 3-0. P
UEFA ka kërkuar informacione të detajuara me to nga Federata Shqiptare e Futbollit.
Ajo ka deklaruar se deri tani 7 klube janë zyrtarisht nën hetim: Tirana e Vllaznia nga Shqipëria, Dinaburgu në Letoni, Ljubjana në Slloveni dhe Budapest Honved në Hungari. Vetëm pak muaj më parë në Shqipëri u miratua ligji kundër shitjes së ndeshjeve që parashikon deri në 7 vjet burg për abuzuesit.
n.e/NOA
Â
Â