English

Ambasadori Gjerman, Borchardt: Pa viza menjëherë sapo të përmbushni kushtet

Tiranë, 27 nëntor NOA - Gjatë një inspektimi të kryer ditën e sotme në pinë e kontrollit kufitar në Moriqan, ambasadori gjerman në Tiranë, Bernard Borchardt ka dhënë dy lajmë një të keq dhe një të mirë për përmbushjen e kritereve të Shqipërisë për liberalizimin e vizave.

Progreset e dukshme në aplikimin e teknologjisë së informacionit në fushën e policisë dhe atë kufitare është një nga çështjet që ambasadorin përfshin te lajmet e mira për Shqipërinë drejt BE-së, por me tej ai ka theksuar edhe lajmet e këqija ku njëri prej tyre është indeksi i korrupsionit të Transparency International që e rendiste Shqipërinë në vendin e 90. "Përfitoj nga rasti të inkurajoj qeverinë shqiptare për të thelluar përpjekjet në këto fusha, në mënyrë që më në fund regjimi i vizave të hiqet. Gjermania do të vazhdojë ta mbështesë Shqipërinë në këtë rrugë" deklaroi gjerman.

k.k/NOA

KOMENTE