English

Berisha pritet të takohet me homologun e tij të Greqisë dhe Maqedonisë

Tiranë, 27 nëntor NOA - Pas vizitës në qytetin e Pogradecit, Kryeministri Berisha do të vijojë vizitën në bashkinë e Prespës në Greqi, ku do të marrë pjesë në një takim informal me dy homologët e tij, kryeministrin grek Jorgos Papandreu, dhe kryeministrin maqedonas Nikolas Gruevski.

Ky takim i organizuar nga kryeministri grek Papandreu me kryeministrat e vendeve të cilat lagen nga ujërat e Liqenit të Prespës, do të finalizohet me firmosjen e një deklarate të përbashkët për bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes dhe zhvillimit të ekosistemit të liqenit të Prespës dhe të Parkut kombëtar të Prespës.

k.k/NOA

KOMENTE