English

Berisha: Pse mitingu im ndryshon nga i Ramiz Alisë

Kryetari i qeverisë dhe Partisë Demokratike, thotë se më 8 dhjetor do të ketë një manifestim festiv me rastin e 18-vjetorit të protestave të dhjetorit '90.

Më poshtë vijon intervista e plotë që kryeministri Sali Berisha i dha gazetarit Artur Kopani për emisionin "Log" në TVSH.

Në intervistë, Berisha po ashtu ka folur gjatë për çështje të rëndësishme kombëtare si ato të integrimit të vendit, si dhe për çështjet e politikës së brendshme, ekonomisë, buxheti, etj.

Gjithashtu, Berisha ka paralajmëruar se do të ketë shtyrje të kongresit të PD, pa dhënë sqarime për arsyet.

Zoti Berisha pa humbur kohë me pyetjen e parë, duke filluar nga intervista e zotit Barrot, nga letra e dërguar nga ministrat e jashtëm të Italisë dhe Sllovenisë për të shpejtuar procesin e liberalizimit të vizave. Si e ka lexuar qeveria juaj vendimin e Këshillit të ministrave të Bashkimit Evropian për t'i hapur rrugë kërkesës e Shqipërisë për të marrë statusin e vendit kandidat?

Së pari dua të theksoj se viti 2009 për ne shqiptarët ishte viti i vendimeve më të mëdha, më të rëndësishme, më pozitive që bota perëndimore dhe institucionet evropiane dhe atlantike kanë marrë për Shqipërinë. Pas anëtarësimit të plotë në NATO në samitin e Strasburgut në Prill të këtij viti Shqipëria ndodhej pranë një procesi themelor, siç ishte procesi zgjedhor. Anëtarësia në NATO na u akordua për reformat e mëdha dhe të gjithanshme që u morën dhe rezultatin e tyre, por kishte një problem të cilit ne nuk i kishim dhënë ende përgjigje përfundimtare. Ky problem ishin zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Prozhektorët e të gjithë botës së lirë ishin të përqendruar tek ne. A do zhvillojë Shqipëria zgjedhje të lira dhe të ndershme, a do të mbaj kryeministri shqiptarë fjalën e tij që shqiptarët të votonin të lirë dhe qeveria të respektonte vullnetin e tyre kjo ishte për tu provuar. Por në këtë kontekst më 28 Prill të vitit 2009 unë paraqita kërkesën kryeministrit Topolanek sërish kërkesa që u pranua nga kryeministri Topolanek për tiu paraqitur kryesisë, është pranuar pasi ai ka marrë konsensusin e të gjithë kryetarëve të shteteve, përfshi këtu dhe kanceraren Merkel. Gjatë dorëzimit të kërkesës unë i kërkova kryeministrit Topalonek tu përciell kryetarëve të shteteve të BE-së që unë i jam shumë mirënjohës që pranuat ftesën, por dhe unë jam i vetëdijshëm dhe dua që kërkesa të shqyrtohet pas mbarimit të zgjedhjeve dhe unë i faktova Evropës dhe botës përkushtimin tonë përzgjedhje të lira dhe të ndershme. E bëra me vetëdijen më të thellë se Shqipëria kishte mbetur i vetmi vend që diskutonte zgjedhjet. Vlerësimet që morëm për zgjedhjet ishte shumë i qartë, pastaj doli problemi i vlerësimit të gjykatës kushtetuese gjermane, parlamenti gjerman u mblodh me datë 27 tetor, por e vërteta është se në komisione do konsituohej në fund të nëntorit. Takova kanceraren Merkel e urova për fitoren i thash që ka ngelur problemi për shkak se nuk e vendos në axhentë pa miratimin tuaj ajo u angazhua seriozisht dhe erdhi vendimi i datës 16 nëntor. Çfarë është ky vendim, ky është vendimi më kapital më kryesor më i rëndësishëm për Shqipërinë deri më sot. Nëse do mund të heq një paralele me e kuptuar më qartë këtë eveniment identik me ftesën e NATO-s. Gjeri para këtij vendimi para këtij vendimi Shqipëria ka pasur marrëdhënie serioze me BE_në por marrëdhënie të një asociimi të cilat BE-ja ja ofron dhe vendeve që nuk kanë ndërmend kurrë të jenë pjesë e BE-së. Kurse vendimi i 16 nëntorit është vendimi ku Shqipërisë i thuhet ti je përzgjedhur si vend anëtarë të BE-së. Pra hapen përfundimisht dyert për anëtarësim të plotë. Po dua të theksoi nga ana tjetër se ky proces është i bazuar plotësisht në performancën e qeverisë shqiptare. Qeverisë shqiptare, autoriteteve, qytetarëve shqiptarë i është thënë se ne ju pranojmë me kënaqësi, por ama kjo varet nga detyrat e juaja të shtëpisë do t'i bëni mirë do ecni më shpejt dera është e hapur.

Këtu bëjnë pjesë dhe 4500 pyetjet?

Pa diskutim 4500 pyetjet janë vetëm hapi i parë, e tha shumë bukur drejtori Mirel, komisioni është një aleat i vendeve që anëtarësohen, por një aleat i ashpër. Sepse jemi ne që duhet të modelohemi me ta dhe absolutisht ky është interesi më i madh i qytetarëve shqiptarë. Në këtë kontekst 16 nëntori është një vendim historik në marrëdhëniet e Shqipërisë me BE-në. Është një vendim i cili u mor si rezultat i punës më serioze, i reformave më të thella i përkushtimit më të madh të qeverisë shqiptare dhe autoriteteve të tjera shqiptare ndaj këtij procesi. Ky vendim u ndërmor për shkak të luftës së thellë ndaj korrupsionit, për shkak të çmontimit të bandave dhe luftës kundër krimit të organizuar, u ndërmor për shkak mbi të gjitha dhe baras të gjithave për zhvillimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme që përmbushën shumicën e standardeve të OSBES. U ndërmor gjithashtu se ekonomia shqiptare ka mbetur e vetmja ekonomi në vendet ish-komuniste dhe në Evropë që ka rritje të qartë ekonomike në 2 vitet e mëdha të krizës në vitet 2008 dhe 2009. Të gjitha këto së bashku bënë që të vendoset në unanimitet që të pranohet kërkesa e Shqipërisë për tu anëtarësuar në Bashkimin Evropian. Anëtarësim që kalon në periudhën e statusit të kandidatit dhe pastaj në anëtarësim të plotë. U ndala pak këtu se kjo është një çështje themelore, por për qytetarët shqiptarë unë e kam shumë të qartë se çështja me kryesore është liberalizimi i vizave.

Kemi parë ministrin e brendshëm këto ditë me ambasadorët e vendeve të BE-së, duke demonstruar kushtet që Shqipëria po realizon, duke pohuar se Shqipëria është gati. Ndërkohë që kemi nga Parlamenti Evropian disa rezoluta që i kanë dhënë kompetencë komisionit Evropian se në çdo kohë që të jetë gati të kryhet si proçes, pse po vonohet kjo zoti Berisha?

Unë mendoi se procesi po ecën me një mënyrë më të shpejtë sa ç'mund të imagjinohet. Ne për disa rrethana kemi qenë të fundit që filluam prodhimin e dokumenteve biometrike krahasuar me vendet fqinje. Dokumentet biometrike janë të domosdoshme për të dhënë sigurinë e plotë dhe totale për identitetin personal të shqiptarëve. Unë e kam thënë publikisht se jam dakord me vendimin e komisionit Evropian. Imagjinoni iu në rast se Komisioni evropian do të thonte se Shqipëria do marri vizat se çfarë ndikimi do të kishte në votën e qytetarëve shqiptarë dhe çfarë shije jo miqësore do të linte kjo tek opozita. Unë e them me bindje të plotë se para zgjedhjeve nuk doja komente për liberalizim të vizave nga ndërkombëtare që të mos krijuar një ndërhyrje në rezultatin e zgjedhjeve dhe kjo u bë. Unë mund t'ju them se për shkak të zgjedhjeve në Shqipëri janë shtyrë dhe deklarata që kishin të bënin me vende të tjera vetëm të ruhet një kohë pas mbajtjes së zgjedhjeve. Zgjedhjet u mbajtën, qeveria për 4 muaj ka plotësuar mbi 90 e ca për qind kërkesat e udhërrëfyesit. Ne po punojmë, ne plotësuam kontrollin më modern të kufijve të këtij vendi, ju e patë ambasadori i delegacionit të Komisionit Evropian në Tiranë u lidh në sekondë me Lionin për të kontrolluar shasinë e tij. Po kështu ambasadorë të tjerë i kanë parë nga afër këto investime të mëdha. I janë dhënë përparësi absolute çështjes së pyetësorit, parlamenti evropian theksoi se Shqipëria mbetet në listë të bardhë se Shqipëria ka progres. Për shkak të këtyre arritjeve parlamenti evropian bëri një rezolutë dhe ajo thotë qartë se Shqipëria sapo të plotësoi kushtet teknike asaj do i hiqen vizat. Pra ishte kjo një lajm jashtëzakonisht pozitiv për çdo qytetarë shqiptarë, asnjë qytetarë i vendeve për rreth nuk nevojë se sa shqiptarët për heqjen e vizave. Imagjino ne kemi 1 milion shqiptarë në Greqi 500 mijë shqiptarë në Itali, mira e mira të tjerë në Gjermani, Francë Britani e vende të tjera të cilët i thahet shpirti nga malli se nuk shohin dot familjarët, i ndodhin drama familjare e nuk asistojnë dot për shkak të mungesës së vizave. Tani kombi bashkohet në një tërësi të vetme me këtë proces çfarë ndodh të rinjtë shqiptarë do kenë të drejtën të lëvizin të lirë dhe të përzgjedhin universitetin në Evropë. Do të thotë punësim sezonal, por punësim dinjitoz, shkon punon 3-4 muaj merr një sasi të hollash kthehesh, do të thotë burim të ardhurash që hynë në vend. Tek dëgjoja Edi Ramën t'i bëjë thirrje gazetarit se nuk na duhen të huajt. Kjo ishte deklarata më e gabuar dhe në kohën më të gabuar, jo zotëri na duhen të huajt duhet të jemi shumë të vetëdijshëm ne na duhen të huajt shumë më tepër se sa ç'u duhemi ne atyre. Kjo është e vërteta po ne na duhen se ne po përpiqemi të lëvizim të lirë, pse nuk na duhen lëvizja e lirë është një moment i jashtëzakonshëm në jetën e këtij kombi si mund të them unë që nuk na duhen të huajt. Dje unë kisha në mbledhje Pier Mirel ishte një kënaqësi e jashtëzakonshme, çfarë na tha në komitetin ndërministror të integrimit na njohu me pyetësorin parimet e përgjithshme të tij me problematikat natyrisht këto sugjerime ishin shumë të dobishme. Se çfarë qëndrimet do mbajmë ndaj atyre pyetjeve se si duhet të trajtojmë.

A ka kapacitetet?

Kapacitetet janë, do mobilizojmë dhe 800 punonjës të kualifikuar në përgjigjet sa më të sakte dhe të vërteta ndaj këtij pyetësori shumë të rëndësishëm. Përgjigjet që do japim do jenë një provim ekzakt, por nuk është thjeshtë një provim ky është një dokument jashtëzakonisht i rëndësishëm. Komisioni modelon, qëndrimin, mbështetjen dhe përkrahjen ndaj Shqipërisë. Kështu që ç'na duhen të huajt, kjo është anakronike sa edhe dritëshkurtër. Pra të jemi urë e zhvillimeve shumë të mëdha ky vit pas vitit 92 që përmbysëm diktaturën ka qenë viti i vendimeve më të mbara për këtë komb. Kurse rrafshin historik këto vendime të këtij viti kanë qenë më të rëndësishme që prej pavarësisë së vendit. Gjykoi unë se në këto procese duhet të jetë krenar çdo qytetarë i këtij vendi dhe të kontribuojë, çdo qytetar i këtij vendi ka mundësi të kontribuoj duke u pajisur me pasaportën biometrike dhe kontribuon për lëvizjen e lirë, çdo qytetarë i këtij vendi ka mundësi të kontribuojë në procesin e integrimit në BE. Të gjithë ata që e kanë ëndërr këtë integrim duke përmbushur detyrimin ligjor duke kontribuar në shtetin e së drejtës. Të gjitha forcat politike sot kreu i opozitës ka një psikologji ç'na duhen të huajt dhe e përjeton me shumë dhimbje faktin që vizat po vijnë maturanti i tij i thotë se heqja e vizave është një fitore e Berishës jo është fitore e Shqipërisë. Është e vërtetë që bëj çdo gjë për të arritur qëllimet integruese. Kush do që përpiqet të bllokoi procesin pa shkaqe ligjore dështon.

Kohët e fundit nga qarqe diplomatike evropiane, por jo vetëm ato dhe në SHBA është përmendur si një datë e mundshme e anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor në përvjetorin e nisjes së luftës së parë botërore që i bie viti 2014? A jeni optimist se gjithçka mund të ishte ideale?

Unë asnjëherë nuk caktoi datë sepse është në natyrën time që në angazhimet e mija asnjëherë nuk caktoi data fiks. Ka një përpjekje të tillë të kryeministrit grek Papandreu por edhe të tjerëve që mendojnë se viti 2014 viti i parë mandatit tim të tretë të jetë viti i anëtarësimit të vendeve të Ballkanit në BE në 100 vjetorin e luftës së parë botërore. Çka do të thotë vendet jo anëtare të BE-së duhet të bëjnë përpjekje shumë të mëdha për të kapur këtë vit me të gjitha kërkesat e standardet. Një gjë është e sigurt se kjo është një ide jashtëzakonisht pozitive e cila në rast se nuk realizohet në vitin 2014 e shpejton dhe nuk e largon procesin. Detyra jonë është me një univers reformash ti përgjigjemi procesit të integrimit në mënyrë që siç kam theksuar në fund të mandatit për verdiktin final të vendeve anëtare të BE-së. Ky verdikt në një moment të caktuar nuk përcaktohet vetëm nga Shqipëria ky verdikt përcaktohet nga një kompleks reformash, por që tani ato duken pozitive. Sepse miratimi i traktatit të Lisbonës vendosi një vend të ri një stad të ri marrëdhëniesh ndërinstitucionale të BE-së. Konsolidoi tendencën integruese të BE-së e bëri atë qartësisht të funksiononte, çka do të thotë që edhe procesi i integrimit do të jetë një proces më i strukturuar.

Para se t'ju pyes për buxhetin dhe pikat e tij më të forta, doja tu ndalja në performancën ekonomike të qeverisë shqiptare, pse mendoni ju se Shqipëria nuk u prek nga kriza ndërkombëtare ku Shqipëria rezultoi nga të paktat vende në botë që njohu rritje gjatë periudhës së krizës?

Shqipëria mbeti dinamike në rritje ekonomike në kulmin e krizës. Shqipëria pati një rritje ekonomike prej 8 përqindësh në vitin 2008 dhe 8.3 përqindësh në vitin 2009 pa përmendur gjashtë mujorin e fundit. Pati një rritje të investimeve të huaja 59%, rritjeve të të ardhurave me prej 5%. Shqipëria mbeti i vetmi vend në Evropë që bëri rritjen më të madhe në historinë e saj të pagave dhe të pensioneve në maj. Duke pasur presionin e opozitës që thoshte mos i rrisni pensionet dhe pagat se do mbetet banka bosh. Ekonomia shqiptare e tregut është e vendosur në baza të shëndosha dhe solide. Një shkak madhor i saj është barra e ulët fiskale, ne kemi sot barrën më të ulët fiskale në Evropë. Qeveritë e tjera në momentet e krizës u kujtuan se taksat e larta mund të ishin shumë të dëmshme për krizën dhe filluan bonuset fiskale. Së dyti në tërësinë e shpenzimeve qeveria shqiptare ka modelin e taksave të ulëta. Qeveria është investuesi më i parë ndër të gjithë vendet e tjera. Këto të dy shtylla kanë bërë që ekonomia shqiptare ti qëndroi krizës. Së treti gjatë katër viteve që shkuan ne kemi pasur një rritje të shpejtë të kredi dhënies të ekonomisë, por sërish kjo rritje krijoi një humbje të kontrolluar mirë. E vërteta është se sistemi bankar shqiptarë i rezistoi krizës plotësisht. U bënë përpjekje nga më primitivet për ta destabilizuar i keni parasysh titujt e mediave. Çfarë ndodhi leku pësoi një zhvlerësim prej 10% zhvlerësim me të cilin ç'është e vërteta nuk e quaj dramë, por ai ka vështirësitë e veta. Por leku mbrojti eksporte dhe qindra vende pune që mund të humbitnin nga dobësimi i mëtejshëm të lekut

Sa parashikohet rritja ekonomike shqiptare për vitin që vjen?

Theksova në fjalën time në kuvend se ky është një buxhet historik, them historik se buxheti do financoi anëtarësimin e plotë të Shqipërisë në BE dhe liberalizimit të vizave. Është i vetmi buxhet në Evropë që parashikon rritjen më të madhe ekonomike 6.5%. Është i vetmi buxhet në Evropë që parashikon një rritje të madhe të rrogave dhe të pensioneve se çdo vend tjetër. Në të vërtetë ky është një buxhet i realizuar nga një realitet që zhvillohet. Në këtë buxhet i cili përbën portofolin e dytë të çdo qytetari dhe të familjes shqiptare ne rrisim të ardhurat me 7 deri 14 për qind të 800 mijë qytetarëve shqiptarë që janë rrogëtar në sektorin publik apo janë pensionist. Në këtë buxhet ne rrisim me 32% investimet për shkollat e vendit. Në këtë buxhet ne risim me 21% investimet përshëndetin e qytetarëve shqiptarë. Në këtë buxhet ne parashikojmë të ndërmarrim punimet në tërë trasetë e rrugës së arbrit përfshi dhe tunelin 3.7 kilometra. Parashikohet të filloi ndërtimin e boshtit të jugut Tiranë-Elbasan-Berat-Tepelene. Rruga e Arbrit është arteria e dytë e madhe e kombit, janë 800 mijë shqiptarë në Maqedoni rruga e Arbrit shkurton distancën midis Shkupit dhe Tiranës 102 kilometra. Rruga e arbrit shkurton distancën Peshkopi-Bulqizë-Klos-Tiranë me 70 %. Rruga e arbrit do të jetë rrugë e një fluksi të madh tregtarë. Boshti i jugut është boshti i transformimit të Shqipërisë. Ndërtimi i autostradës Durrës-Morinë ka transformuar një herë e përgjithmonë atë rajon. Le të marrim aeroportin e Kukësit ishte një aeroport që dukej si muzeum, rruga ka bërë që kompanitë më të mëdha në Evropë ta kërkojnë aeroportin. Ky aeroport që me rrugën e re është 90 minuta nga Tirana. Tani është e domosdoshme që dhe jugu të pësoi këtë transformim të madh, ky transformim bëhet duke ndërtuar boshtin e jugut që shkurton 100 kilometra të Sarandës e Delvinës. Vetëm tuneli i Elbasanit shkurton me 40 minuta kohën mbërritjen të të gjithë qytetarëve që banojnë nga Librazhdi deri në Konispol. Ky tunel kushton, po pse u vendos ai, sepse është shumë i përshtatshëm në rrafshin kohor, ai është rreth 2.6 kilometra. Qafplloçë-Qukës ne do ndërtojmë tunel që të shkurtoi distancat kohore. Çdo të thotë të mos ndërtosh tunelin e rrugës së arbrit do të thotë ta ngjisësh rrugën e lartësinë atje ku është sot. Struktura gjeologjike nuk është e mirë e dimë që tani po teknologjitë e realizojnë atë. Ka pasur shembje në tunelin jugor të Kalimashit sharjet e tyre janë primitive.

Ka pasur akuza nga deputetë të opozitës...

Ato janë argumente primitive struktura aty është e shkërmoqur. Çfarë duhet të thonë ata që ne nuk do e bëjmë, ne do e bëjmë jo vetëm atë tunel por të gjitha tunelet që do bëhen në akset e reja që do ndërtohen. Ne jemi një vend malor nuk jemi vend fushor në rast se duam të shkurtojmë distancat atëherë o do i lemë atje ku janë të bëjnë 6 orë rrugë për të ardhur në Tiranë ose do ndërtosh tunelet. Gjatë këtij viti janë një seri rrugësh të tjerash që do të punohet në të gjithë trajektoren. Qafë Plloçë-Qukës një rrugë e rëndësishme, Fushë-Krujë-Milot do të bëhet me 4 korsi, Golem-Rrogozhinë me 4 korsi, Bypass-i i Vlorës, Bypass-i i Rrogozhinës, i Xhafzotaj, Rruga Levan-Vlorë, Levan-Tepelenë, Fier-Levan. Në të katër anët, në rrugë kombëtare do të punohet më shumë se asnjëherë tjetër. Janë qindra e qindra kilometra që do të asfaltohen në rrugë dytësore, në të cilat do të investohen 400 milionë dollarë. Dua të shpreh mirënjohjen më të thellë ndaj donatorëve që po financojnë projektin transformues për Shqipërinë. Buxheti ka këto destinacione. Buxheti ka dhe një tjetër anë të investimeve këtë vit kemi vendosur 5 fish më shumë se viti që kaloi për projektin Shqipëria dixhitale. Përdori mi i ITA ka qene 4% tani është 40% jam i pakënaqur se këto janë nivelet e rrajonit. Dje kisha takim me përfaqësues të Infosoft që më premtuan ndihma të mëdha. Kam një angazhim do bëj shqiptarët me kompjuter kam një zotim tjetër që do çojë internetin në çdo familje shqiptare por këto duan investime të mëdha.

Një çështje e ndjeshme është ajo e çmimit të energjisë. A ka qeveria një mundësi që të ndërhyjë në çmim?

Çmimi i energjisë u kërkua me çdo kusht të bëhej në 2008, u kërkua të bëhej dhe më 2009. Dhe po ta bënin mund ta zgjasnim shumë më tepër, nuk e bëmë sepse ishte e mundur të shtyhej kaq jo në mënyrën përfundimtare. Energjia u zgjedh vetëm se vendosëm ti drejtoheshim tregut. Më lëndonte në shpirt fakti që shqiptarët ndëshkoheshin për energjinë që gjendej kudo. Bananet që nuk rriteshin këtu nuk mungonin energjia që prodhohej brenda mungonte. Pasi vendosëm se çmimi më i tmerrshëm është kur mungon. Ne e garantuam energjinë 24 me një humbje të thelle e blinim me 80 cent dhe e shisnim me 45 deri ne 60 cent në çmim. Unë mbaj një parim furnizimi i pa ndërprerë i ekonomisë dhe industrisë ka përfitimet e veta. Ky ishte shteti tani ne e kemi dhenë më koncesion dhe kemi bërë shumë mirë dhe kompania është serioze ka një metodikë shumë të mirë pune. Ajo kërkon rritje çmimi. Opozita e ka kërkuar rritjen në vitin 2009. Qeveria nuk mund të ndërhyjë që t'i diktojë privatit, por qeveria do ndihmojë qytetarët në nevojë, nuk mund t'i diktojë privatit se po t'i ndërhynte atëherë ajo mund ta mbante vetë. Dhe kompania nuk mund ta rrisë sa do energjinë, sepse ka një ent rregullator i cili është më seriozi në Shqipëri i cili diskuton hapor dhe gjen ujdinë me faktorët e interesuar. Enti i energjisë është me ekspertë seriozë. Ne garantojmë se do ndihmojmë qindarkë më qindarkë familjet në nevojë. Kjo do rëndojë në familjen e tjera, por ata që janë në nevojë ato nuk do ndiejnë asnjë dhimbje koke nga kjo rritje.

Si po ecin projektet e nisura në mandatin e parë në investimet për anergjinë duke qenë se e keni pasur prioritet mandatin e parë?

Këto projekte po ecin, natyrisht kriza financiare ka detyruar rinegociata për financim.

Kemi hyrë tek pjesë shumë e nxehtë e politikës protestat e opozitës si dhe ultimatumin e vendosur prej kreut të saj. A do ta konsideroni këtë ultimatum?

Unë i dhashë një përgjigje dje por mund të them se më ngjajnë si shpërthimet e një njeriut në klimankth asgjë më shumë. Si një njeri që fabrikon dhe beson gënjeshtrat e tij. Megjithëse unë dje në parlament bëra një ekspoze të gjatë të këtyre çështjeve sot nuk do ndalem kaq gjatë. Këto zgjedhje kanë qenë zgjedhje të bekuara, të bekuara së pari nga qytetarët shqiptarë që morën pjesë më shumë se asnjëherë tjetër. Këto zgjedhje kanë qenë të bekuara sepse janë zgjedhjet e para të cilat u certifikuan në unanimitet nga mbi 20 mijë komisioner të opozitës shqiptare. Të cilët në punën e tyre të përgjegjshme ligjore nuk konstatuan asnjë shkelje ligjore dhe nuk vendosëm as vërejtjen më të vogël për procesin e numërimit dhe administrimit. Këto zgjedhje u bekuan nga media shqiptare të cilat pavarësisht nga diversiteti i tyre unë u njoh një meritë historike për kontributin që ata kanë dhënë për rikthimin e votës së lirë në Shqipëri. Të mos harrojmë raportet e tyre nga katër anët e Shqipërisë. Cilat ishin raportet e tyre për zgjedhjet e 28 qershorit ato janë të bekuara pavarësisht se kush media punonte gazetari u konstatua se nuk ka pasur shkelje. Këto zgjedhje u certifikuan për herë të parë në unanimitet nga KQZ-ja. U certifikuan nga kolegji zgjedhor. Zgjedhjet e 28 qershorit kanë pasur certifikimin më të madh në historinë vendeve sepse ndodhën në një moment historik. Këto zgjedhje u certifikuan nga Hoc dog ndërkombëtarë nga 50 e ca vëzhgues të cilët konkluduan se zgjedhjet në Shqipëri kanë përmbushur standardet. Ata deklaruan se nuk pati të dhëna manipulime. Ky ishte verdikti i atyre që vëzhguan zgjedhjet që përfaqësonin asamblenë parlamentare, ODHIR, Asamblesë parlamentare të NATO-s, asamblenë parlamentare të KE-së si dhe parlamentin e Evropës. Këto zgjedhje Edi Rama u përpoq t'i damkosë, tha kam një mori me prova, i dërgoi dhe ishin falsitete. Ndaj dhe u konkludua me gjakftohtësinë më të madhe nuk ka të dhëna për manipulime në rezultat dhe numërim të parregullt. Zgjedhjet u certifikuan nga kryesia e radhës e BE-së nga komisioni evropian që të gjithë theksuan se zgjedhjet plotësuan angazhimet kryesore të OSBE. Të gjithë theksuan se ishin zgjedhjet me të mira që ka bërë vendi jo vetëm kaq por rezoluta historike e 16 nëntorit e futi Shqipërinë në listën e bardhë. Zgjedhjet u certifikuan nga qeveria e SHBA-ve të cilat me përfaqësuesin e saj në vjen deklaruan se zgjedhjet ishin të mira dhe i kërkoi opozitës në kuvend. Zgjedhjet morën certifikimin më absolut. Të gjithë theksuan se ishin zgjedhjet me të mira që ka bërë vendi jo vetëm kaq por rezoluta historike e 16 nëntorit kur këshilli i ministrave pranoi kërkesën për vend kandidat të Shqipërisë. Asnjë qeveri të vendeve anëtare nuk do pranonte kurrë të jepte votën e vet në rast se zgjedhjet nuk do kishin pasur certifikimin më të madh. Parlamenti Evropian nuk do ta ndërmerrte kurrë rezolutën që mori në rast se zgjedhjet nuk do ishin të lira.

Zgjedhjet, janë certifikuar nga Kolegji Zgjedhor. Zgjedhjet e 28 qershorit, kanë patur certifikimin më të madh, në historinë e zgjedhjeve të një vendi. Pse? Sepse ndodhën në një moment të caktuar, historik për vendin. Ato u certifikuan nga Ëatchdog-u ndërkombëtar, me 5 qind e ca vëzhgues, rast shumë i rrallë, i cili konkludoi se zgjedhjet në Shqipëri kanë përmbushur standardet kryesore të OSBE dhe se nuk pati manipulime, nuk pati të dhëna për manipulim të rezultatit apo për numërim të parregullt. Ky është vlerësimi i ekspertëve që vëzhguan zgjedhjet dhe që përfaqësoi, Asamblenë Parlamentare të OSBE/ODHIR, asamblesë parlamentare të NATO, Asamblesë parlamentare të KE, si dhe Parlamentin Evropian. Është i jashtëzakonshëm. Këto zgjedhje, Edi Rama u përpoq ti damkosë, kam burime dhe prova, tha për dhunime. Silli i thashë zotëri provat, i dërgoi, ishin të gjitha falsitete. Ndaj dhe u konkludua me gjakftohtësinë më të madhe, nuk ka të dhëna për manipulim rezultati dhe numërim të parregullt. Zgjedhjet, u certifikuan nga kryesia e radhës së Bashkimit Evropian, nga Komisioni Evropian, nga Parlamenti Evropian, që të gjithë theksuan se zgjedhjet plotësuan angazhimet kryesore të OSBE, që të gjithë theksuan se ishin më të mirat që ka bërë vendi, dhe jo vetëm kaq, por ishte dhe rezoluta historike e Parlamentit Evropian, për të nxjerrë Shqipërinë në listën e bardhë. Zgjedhjet u certifikuan nga qeveria e SHBA, e cila me përfaqësuesit e saj në Vjenë, përshëndeti qytetarët shqiptarë për zgjedhjet, legjitimitetin e parlamentit shqiptar dhe i kërkoi opozitës të kthehet në parlament. Të gjithë këto faktorë të tjerë që përmenda kanë kërkuar kthimin e opozitës në parlament. Zgjedhjet, morën certifikimin më absolut, më datën 16 nëntor, kur qeveritë e 27 vendeve anëtare në unanimitet të plotë votuan për pranimin e kërkesës së Shqipërisë për anëtarësim në Bashkimin Evropian. As edhe një qeveri e vetme anëtare e BE-së nuk do pranonte kurrë të jepte votën e vet në rast se zgjedhjet do të kishin pasur efekt të kundërt. Parlamenti Evropian nuk do merrte kurrë rezolutën që ndërmori në rast se zgjedhjet do ishin të manipuluara. Komisioni Evropian nuk do të merrte kurrë hapat që mori në rast se zgjedhjet do kishin pasur problematikë. Pierre Mirel nuk do vinte kurrë në Shqipëri, me hap të shpejtë për pyetjet, në rast se zgjedhjet nuk do ishin ato që kanë qenë. Zgjedhjet kanë marrë një certifikim shumë të madh, më të madh në historinë e këtij vendi, unë kam 20 vjet në politikë, në këtë mandat kam marrë mesazhet më të ngrohta, më miqësore, në tërë jetën time, nga të gjithë kryetarët e shteteve, dhe qeverive të botës. I bindur të jesh, se një kryeministër që ka qoftë dhe një minimizim, problem legjitimiteti unë nuk i drejtohem atij kurrë. Zgjedhjet nuk i pranon një njeri, dhe ky është Edi Rama. Ky më thotë mua të hapim kutitë, pasi ka përzgjedhur vetë dhe unë kam qenë dakord sistemin zgjedhor, ka përzgjedhur vet dhe e ka shkruar me dorën e tij, ligjin zgjedhor, ka shkruar në ligj se rinumërimi i votave bëhet sipas nenit 116 dhe 118 vetëm kur ka kundërshtim gjatë procesit të numërimit. Çfarë do të thotë kjo? Kur nuk bien dakord, le ta zëmë se komisioni është shumicë i Partisë Demokratike, atëherë kanë të drejtë socialistët të thotë se unë s jam dakord. Në këtë rast, e drejta e rinumërimit është e patjetërsueshme. Por, duke qenë se 20 mijë komisionerë nuk kanë bërë as shënimin më të vogël, zoti Rama tha se ata skanë pasur integritet.

-Mos ia keni blerë ju komisionerët siç pretendon edhe zoti Rama?

Si mund të blihen komisionerët? Të dalë të më thotë një, një komisioner socialist, të thotë që mua më janë afruar para. Qëllimi ishte zgjedhje të lira, qëllimi më madhor, ndër më kryesorët të jetës sime. Vetë ramë dakord, për komisionet, vetë ramë dakord për kolegjin, të dy ne ishim, dakord që ankesa të shqyrtohet në KZAZ, që ankesa të shqyrtohet në KQZ, që ankesa, që ishin nivelet ligjore politike, të shqyrtohet edhe në kolegj. Nuk shkruajtëm që të shqyrtohet pas kolegjit, edhe unë, edhe ai bashkë, si kryegjykatësit e këtij vendi. Çfarë më propozon? Më propozon që të shqyrtojmë vendimin e gjykatave. Çfarë thotë gjykata? Mashtroi, do thonë, nuk e ka trajtuar gjykata, thotë, çështjen në themel. Jo mor zotëri, të shkojë të lexojë vendimin e Beratit. Gjykata e ka trajtuar në themel, dhe thotë, rinumërim votash nuk mund të bëhet në rast se nuk ka kundërshti. Thotë që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka hedhur kërkesën e të dy komisionerëve, nuk mund të ketë rinumërim, pa patur kundërshti gjatë procesit të rinumërimit. Prapë më thotë, ska rëndësi ta shkelim vendimin. Po si mund të shkelen vendimet! Në rast se unë shkel vendimet e gjykatës këtë radhë, ai e di që shqiptarët sdo të kenë zgjedhje ndonjëherë tjetër. Sepse sdo ketë më gjykatës, i cili i mirë, i drejtë, i ndershëm, i pandershëm, në të gjithë botën është pranuar. Kështu që, kërkon të heqë gurin e themelit të vërtetës. Gjykata Kushtetuese, në vitin 2003, jo vetëm që nuk lejoi hetim parlamentar për probleme të gjyqësorit, por ndalon në mënyrë eksplicite, parlamentin dhe komisionet e parlamentit që të artikulojë qëndrime zyrtare ndaj vendimeve të gjykatës apo gjykatave në tërësi. Individi, thotë gjykata, mund ta bëjë, komisioni parlamentar nuk mund ta bëjë, sepse, kjo thotë gjykata, është ndërhyrje në sistemin e gjyqësorit. Kam takuar gjatë gjithë këtyre muajve me qindra personalitete nga më të rëndësishmet në botë, në mënyrë kategorike, absolute, kanë vetëm një mesazh: kjo kërkesë nuk mund të pranohet për asnjë çmim dhe unë kam bërë një ofertë.

Ata e dënojnë por ju kanë kërkuar dialog. A ka një përpjekje nga ana juaj për dialog?

Po të hyjë në parlament, pa diskutim. Kanë kërkuar dialog, por kanë kërkuar që të hyjnë në dialog që të gjithë qeveritë e botës. Jo thotë ky, hap kutitë, se ky nuk është vetë në parlament. Ka një rëndësi tjetër madhore, të cilën unë shumë shpejt do tua faktoj shqiptarëve një për një. Arsyeja e tij madhore qëndron në aleancën punisto-mafioze, por ky është një problem. Ndërsa, kërcënimet e tij, më vjen keq ti përgjigjem në këtë mënyrë por më duken si budallallëk i madh, nuk i marr për të rëndësishme. I them kontesto sa të duash, dola i përshëndeta protestuesit, prapë do i përshëndes, skam asnjë problem me ata, problemin e kam me një njeri, të cilin e gënjen mendja se meqë nuk e mori dot karrigen me votë mund të marrë karrige me protesta. I ka bërë hesapet shumë gabim.

Tashmë si kryetar bashkie, bashkë me disa vendorë socialistë, zoti Rama po akuzon qeverisjen tuaj për shkelje të pavarësisë së tyre. Ky është edhe si një ultimatum tjetër pas...

Procesi i decentralizimit dhe i bashkëpunimit me pushtetit vendor është një proces konstant. Do u japim përgjigje autoriteteve përkatëse, të ultimatumit të tyre, atij seksioni të tyre. Një gjë dua të siguroj se politika fiskale është një mandatim i sovranit, për një qeveri me taksa të ulëta, dhe asgjë nuk më imponon mua për rritjen e taksave, sikundër qindarkë për qindarkë do tu kompensohen çdo pasojë e uljes së taksave nga buxheti qendror. Për këtë kam qenë, e kam bërë të parën, dhe do ta bëj. Jam shumë krenar se bashkisë së Tiranës krahasuar me 2008 i janë rritur rreth katër herë financimet, tek të gjitha këto bashki, madje në këtë partneritet ne absolutisht nuk kemi parë asnjë interes tjetrër përveç se interesin e qytetarëve dhe të drejtuesve të atyre bashkive, që në tërësi bashkitë e mëdha janë socialistët. Kam shkuar në Berat, e kam gjetur bulevardin e Beratit gropa gropa, kam gjetur Beratin të ndarë më dysh,sot në Berat hyn me një nga hyrjet më moderne, të tëra investim të qeverisë. Sepse ka një rregull, aty ky fillon bashkia është rrugë kombëtare, jo i kam thënë ministrit Olldashi, do bëjmë hyrjet më të bukura, për fierin, kemi bërë për Beratin, Kavajën. Pra, le të ulemi pak të shohim investimet, kemi bërë në Vlorë, apo që janë absolutisht fondet që janë dhënë në Korçë, po përfundojmë unazën e Korçë, është bashki socialiste Korça dhe s'kemi bërë asnjë dallim. Ne kemi rritur nga 7.1 miliardë që merrte pushteti vendor ne kemi arritur në 22 miliardë dhe shkojmë rreth 39 miliardë këtë vit në kuadër të krijimit të fondit për zhvillimin e rajoneve. Duke i thënë të gjitha këto, në të vetmen pikë të atij peticioni, që jemi plotësisht dakord, do të ulem me ata, dhe në rast se ata faktojmë se për shkak të lëvizjen e qeverisë ulen të ardhurat ato do të hiqen, ato do të kompensohen me çdo qindarkë. Nuk kemi asnjë qëllim që të vështirësojmë shërbimin, infrastrukturën e atyre qyteteve, përkundrazi qëllimi është krejt tjetër, i mbështesim fuqishëm. Nëse janë për pika të tjera, që janë për familjen e Edi Ramës, këto janë të tjera.

Kohët e fundit janë publikuar një sërë skandalesh që kanë të bëjnë me trojet publike, lejet e ndërtimit, sidomos në kryeqytet. A është trajtuar kjo si një formë presioni që ju përdorni drejt pushtetit vendor?

Ska asnjë formë presioni. Dje u kthye Aldo Bare nga Antalia, ka drejtuar bandën më të rrezikshme të vendit, janë dhjetëra të vrarë, por do të garantoj se nuk është i vetmi. Mafia e tokës, ka dhe Aldo Bare të tjerë, dhe unë këto do përmbledh një nga një. Në mënyrë të përsëritur para mediave kam deklaruar, se në çështjen e pronësisë jemi hasur me një mal "Dajti" falsifikimesh, kjo është e vërteta. Por ajo që më inkurajon shumë është fakti se beteja me falsifikime me shtetin është betejë e humbur. Natyrisht do kohë, unë mbi bazën e falsifikimit, dy vjet më parë kam marrë vendim qeverie, sapo u zbuluan dokumentet, që asgjësonin tërësisht falsifikimin, unë mora vendimin e qeverisë dhe natyrisht do bëhen përgjegjës ata që kanë dorë. Falsifikimi, përvetësimi i trojeve, i tokave, është krimi më gjigant, i rëndë sa Dajti, që është kryer në këtë vend nga njerëzit e pushtetit. Në tërësi klanet mafioze të lidhura me pushtetin. Kam deklaruar a ishte momenti të merresha para zgjedhjeve me to? Jo, unë kam bërë fushatë pozitive, zoti Rama i ka lejuar vetes të shpifë të trillojë të shajë gjatë gjithë ditëve, të ndërtojë fushatën më negative, me një këshilltar famëzi, që është demoni i negativiteteve, unë skam lëvizur nga pozicioni im, fushatë pozitive. Pjesën tjetër, unë do të prisja rezultatin e zgjedhjeve, Ëatchdog-un, unë do të prisja vlerësimin e OSBE/ODHIR për zgjedhje, nuk doja unë që të krijoj alibinë e kutisë, apo alibinë e zgjedhjeve. Tani, i nderuar zotëri, atë që deklarova se mafies me darët e ligjit do t'i shkulen rrënjë e dhëmballë, dhe zotit Rama i erdhi rëndë, do ti them jo vetëm atë por edhe nofullën, me darët e ligjit. Në mënyrë absolute kjo qeveri do të bëjë gjë që kush pronë publike të vjedhur të mos gëzojë. Ajo është vetëm një hapësirë e vogël, shumë shpejt do të dalë qoshe pas qoshe. Do të jap vetëm një shembull.

-Kjo nuk është vetëm në tiranë?

Jo jo, kjo është kudo. Po të jap vetëm një shembull, autoritetet pushtuese italiane, kanë respektuar gjithnjë kodin civil që kanë patur dhe kjo është e njohur universalisht. Blejnë pronën në iks territor, është ngjarje reale kjo. E blejnë dhe i japin pronarit paratë. Falsifikatorit i lind ideja për ta marrë tokën. Hap gjyqin, dhe thotë se tokën ja bleva përsëri Anjelit. Po si ja bleve? Në vitin 1952, Xhani Anjeli erdhi në Shqipëri dhe unë i dhashë napolona, mori shkruajti dokumentin por harroi ta shkruante me G e shkruajti me D, dhe më kujtohet sa e kishte rishit Anjeli tokën që kishte blerë vetë. Kemi të bëjmë me një mal falsifikimesh, nuk është vepër e njerëzve të thjeshtë, në tërësi është e klaneve mafioze të lidhura me pushtetin mafioz. Dhe unë i siguroj shqiptarët se jam më i vendosur se kurrë ti shkoj deri në fund këtij problemi. Mafia meriton ligjin, darët e ligjit, gërshërët e ligjit, forcën e ligjit dhe këtë do të ketë.

Më 8 dhjetor, ju keni paralajmëruar një festë të madhe, të cilën disa media por edhe opozita e ka cilësuar si një përpjekje për antimiting. Çfarë e bën të veçantë këtë ditë?

Vetëm mendësia staliniste, vetëm ata që kanë ide staliniste mund ta konsiderojnë antimiting. Mu rikujtua 8 dhjetori i vitit 1990, në 8 dhjetorin e vitit'90, e patën shpallur antimiting, na quajtën mitingashë, nuk lanë etiketë pa na vënë, por është një ditë e lavdisë së rinisë shqiptare. Ajo është një ditë, ndër më të mëdhatë në historinë e këtij vendi, atë ditë, në Berlin, në datën 9 nëntor e nderoi e gjithë bota e lirë. Është 20-vjetori i Rënies së Murit të Berlinit, për ne shqiptarët kjo ditë është 19 Dhjetori i Rënies së Murit të Berlinit, dhe atyre që u vret sytë kjo ditë, i tmerron kjo ditë, të skuqen dhe të turpërohen sepse kjo është dita që na bëri të lirë, kjo është dita në të cilën, studentët liberatorë u përballën me kuçedrën e diktaturës më të egër në Evropë dhe në botë. Është një ditë që duhet ta festojnë të gjithë, ditë që duhet të bashkojë në idealin pluralist shqiptar. Se ku e kanë hallin, puna e tyre, është dhe Vaterloja e etërve të tyre. Ata duhet të shkëputen, ecim drejt Evropës. Dje, Edvin Rama e ka krahasuar me mitingun e 13 korrikut, ishin të gjithë ata që sot janë nën shpurën e Edi Ramës, ishte Namik Dokle, ishte i ati i Edi Ramës, ishte Skënder Gjinushi, ishte Xhelil Gjoni, i ati i deputetit, ishin të gjithë nomeklaturat që janë strukturat e Edi Ramës, e kanë vendosur ta rikujtojnë si Vaterlo, le ta rikujtojnë, ajo është dita e ngadhënjimit. Vërtetë e ngadhënjimit të madh. Dita më mbresëlënëse e tërë jetës sime, sepse kishim një regjim, jo të cilin koha ka njohur, 8 dhjetori do rikthejë kujtesën e shqiptarëve, lirinë e shqiptarëve, riktheu pluralizmin shqiptarëve, të ardhmen evropiane të shqiptarëve. Të krahasosh 8 dhjetorin me mitingun e Ramiz Alisë për të ngritur Murin e Berlinit, krahason të pakrahasueshmen. Edi Rama nuk ishte në 8 dhjetor, as në 9 e as në 10, dhe kur miku im e nxori nga media, i thashë përse e nxore nga media, më tha, qelbej erë, ishte i palarë. Më pas më tha, ku ishte, ishte në Korfuz me një shok, kishte hapur ekspozitën, nuk mund të them gjë, por tu bëj një lidhje gjërave, sështë se ka të drejtë, ka shumë të drejtë, që i duket si kundëraksion i Vaterlo-së. Ne do ta festojmë, do ta festojmë fuqishëm, i ftojmë të gjithë shqiptarët.

Një pyetje të fundit, në pozicionin tuaj si kryetar i Partisë Demokratike, katër ditë pas se kjo festë ju do të mblidhni kongresin e PD. Ka filluar media me diskutimet lidhur me statutin, për ndarjen e posteve të partisë me qeverinë. Sa pro dhe kundër jeni ju ndaj saj dhe a besoni se do të ketë një rivalitet për pozicionin e drejtuesve në parti?

Së pari, më duhet të korrigjoj datën, kryesia ka vendosur të mblidhej në datën 12 por mund të ketë një shtyrje date për shkak të një obligimi madhor timin, megjithatë do ta shqyrtoj. Data 12 nuk mund të jetë. Për sa i përket kërkesave të tjera, ky kongres mblidhet me kurorën e fitores, u mblodh para zgjedhjeve për të shpalosur programin e Shqipërisë evropiane, mblidhet pas zgjedhjeve si kurorë fitoreje. Mblidhemi fitimtar, diskutimet bëhen hapur, vendimet do të jenë tërësisht demokratike, në tërësi ajo çka do të them për kuvendin e Partisë Demokratike, është kuvendi i fitores. Jo më kot e lamë me dy faza, në rast se do kishim humbur zgjedhjet, sigurisht do bënte analizën e humbjes, tani kemi fituar, kemi fituar me dinjitet, kemi fituar me proces zgjedhor të lirë, na takonte ne, t'i jepnim vendit zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe hyjmë në këtë kongres më krenarë se kurrë.

FUND

KOMENTE