Tiranë 26 nëntor NOA - Gjykata Kombëtare e Antidoping për sportin në Itali ka dhënë një nga skulifikimet më të gjata në historinë e saj.
Faktikisht është dënuar me 20 vjet pezullim nga sporti i çiklizimit, sprintieri Italian Gianni Da Ros.
Çiklisti Italian është arrestuar marsin e shkuar dhe akuzohej për trafikim të substancave dopuese, të cilat i shpërndante në shumicën e palestrave.
Për këtë arsye 23 vjeçari Giani De Ros ka marrë një skualifikim rekord dhe për herë të parë në Itali, është dhënë një i tillë me një distancë kohe mjaft të gjatë.
Praktikisht ky dënim për çiklistin do të mbarojë më 22 nëntor të vitit 2029.
r.b/NOA