Prishtinë, 27 nëntor NOA - Kurban Bajrami është festuar edhe në Kosovë ku qindra besimtarë myslimanë janë falur në xhaminë e qytetit të Prishtinës.
Besimtarët myslimanë falën sot Namazin e Kurban Bajramit në xhaminë e Prishtinës, ndërsa Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, në mesazhin e tij, deklaroi se Kurban Bajrami përforcon ndjenjën e humanitetit, të solidaritetit dhe të bamirësisë.
Myftiu kërkoi nga qytetarët kosovarë ruajtjen e "vlerave fetare e kombëtare" dhe punë për një të ardhme sa më të mirë të Kosovës, në mënyrë që "interesi i përgjithshëm i vendit të jetë mbi interesat e ngushta personale".
Ndërkohë që qindra besimtarë myslimanë janë falur sot në xhaminë e Tiranës ndërsa kanë marrë urime nga krerët e politikës shqiptare.
k.k/NOA