English

Olldashi çon dosjen "Tajvan" në prokurori

Nga Rajmonda LajthiaÂ

Tiranë, 27 nëntor NOA - Kurbani i qeverisë në festen e Bajramit ka qenë Bashkia e Tiranës, konkretisht kryetari Edi Rama.

Ministri i Punëve Publike Sokol Olldashi, gjatë një konference për shtyp njoftoi, se ka dërguar në prokurori kryebashkiakun për shkeljet ligjore të konstatuara me shitjen e truallit tek ish parku rinia, shoqërisë Tajvan.

Sipas Olldashit përgjegjësia është individuale e kryetarit. Ai mohoi që kjo kontratë shitjeje të jetë miratuar edhe nga anëtarët demokratë në këshillin bashkiak.

Duke ju referuar ministri, kryetari Rama ka abuzuar me shitjen e një trualli prej 1310 metra katrorë, në një kohë kur ligji e ndalonte shitje e trojeve shtetërore, pasi do të përdoreshin për kompesimin e ish-pronarëve.

Ai ju referuar edhe një raporti të Kontrollit të Lartë të Shtetit për të faktuar abuzimin që kryebashkiaku ka kryer gjatë vitit 2005.

"Kjo kontratë është përgjegjësi individuale e kryetarit, pasi anëtarët demokratë kanë qenë kundër saj dhe nuk kanë votuar në këshill" - u shpreh Olldashi.

Gjatë konferencës për shtyp ministri u ndal edhe në shqetësimin e shoqatës së ndërtuesve, se qeveria u ka kompanive një borxh prej 70 mln euro.

 Olldashi mohoi të ekzistojë një problem i tillë. Sipas tij vetëm dy ditë më parë drejtoria e rrugëve disbursoi fondin prej 2 miliard lekësh për shoqëritë e ndërtimit dhe do të vijojë të bëjë një gjë të tillë sa herë të jetë e nevojshme.

Një ditë më parë ndërtuesit bën publik faktin se qeveria nuk i ka paguar për punët që ata kanë kryer gjatë këtij viti. Sipas shoqatës shumë prej kompanive të ndërtimit janë në vështirësi financiare për shkak të mungesës së korrektësisë nga ana e shtetit.

r.l/NOA

Â

KOMENTE